Sport

Napoli shkarkon Ancelotin, ja ku ikën dhe kush e zëvendëson


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:31 - 11/12/19 |
Al Do

Pas fitores së mbrëmshme ndaj Genk, drejtuesit e Napolit kanë njoftuar shkarkimin nga pankina të Carlo Ancelotit.

Raportet midis tij dhe presidentit De Laurentis kishin disa javë që ishin krisur pas ndërhyrjeve të këtij të fundit në çështjet organizative të skuadrës por dhe forma e ekipit në ndeshjet e fundit në Serie A mund të ketë ndikuar në largimin e Ancelotit.

Në krye të pankinës së Napolit pritet të vijë ish-trajneri i Milanit, Genaro Gatuso. Ai pritet të mbërrijë sot në Napoli për të mbyllur marrëveshjen me klubin.

Nga ana tjetër, veterani italian, sipas Sky Sport News pritet të drejtojë skuadrën e Evertonit e cila javën e shkuar shkarkoi gjithashtu trajnerin.

Me ikjen e Ancelotit pritet që nga Napoli të ikin lojtarë të tjerë titullarë të cilët kanë dalë tashmë në një qëndrim të hapur kundër drejtuesve të klubit. /Opinion.al

Pas