Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nano: Jemi duke u kallur fëmijëve tanë idenë se janë objekte seksuale

2018/11/25 at 11:04 AM
në Kryesore, Life Style
Kohë leximi: 4 min
A A
Nano: Jemi duke u kallur fëmijëve tanë idenë se janë objekte seksuale

Mustafa Nano 


Para ca muajsh unë u mora me vajzat që, për të arritur suksesin, zhvishen e ekspozojnë trupin e tyre në televizion. Asëll-asëll, u mora me hiperseksualizimin e mjedisit publik. Sepse ky ishte në thelb shqetësimi im në atë kohë. Hiperseksualizimi.

Por askush nuk e mori atë opinion timin për atë që ishte. E morën për atë që donin. Dhe mbetën tek emri i një moderatoreje televizive, të cilën unë e përmenda për të ilustruar tezën time. Dhe e shitën të tërën si një debat mes meje dhe asaj. Madje, Alban Dudushi donte të organizonte edhe një ballafaqim timin me atë moderatore në studion e vet. Unë i thashë “jo”, kuptohet, pasi më rezultonte që Albani nuk e kishte kuptuar shqetësimin tim.

Ai e kishte marrë monologun tim si një gërricje timen, dhe aq, gjë që e bënë të gjithë njerëzit e cekët të vendit. Dhe Albani, a thua se i kish vënë vetes për qëllim të më zhgënjente mua pa kthim, bëri edhe një të pabërë tjetër. E bëri debatin mbi atë temë, por kish ftuar, për t’u hakmarrë për refuzimin që unë i bëra, edhe dikë që të hidhte llum mbi mua. Dhe vetë bënte sehir. Hëm! Unë nuk e di nëse Albani e di që unë nuk do ta bëja kurrë atë që bëri ai. As ndaj tij, as ndaj dikujt tjetër.

Por po rindalem te ideja që kam shprehur. Diskutimi mbi hiperseksualizimin është kompleks për më shumë se një arsye (jam marrë me këtë gjerë e gjatë në librin tim “Provocateur”), por unë po ndalem te njëra në mënyrë të veçantë. Në ka një gjë në këtë botën e sotme që e nxit maskilizmin e seksizmin, e që e përqesh barazinë mes gjinive si një arritje apo si një objektiv, kjo gjë është hiperseksualizimi i mjedisit publik.

Thënë me fjalë më të varfra, kjo gjë janë vajzat e zhveshura që na shfaqen kudo, në kopertina revistash, në studio televizive, në spote publicitare, në skena koncertesh, në rrjetet sociale, deri edhe në filmat multiplikativë, që shihen nga fëmijët e vegjël.

Ju ka qëlluar të shihni filma me kartona që janë prodhuar për një audiencë të moshave fare të njoma? Në disa prej tyre, personazhet femra, që janë gjithashtu vajza të vogla, paraqiten me gjinj të hedhur, me të ndenjurat e kërcyera, me buzë të fryra e në përgjithësi me pamje sensuale.

Jemi duke u kallur fëmijëve tanë që në moshë të njomë idenë se ato nuk janë gjë tjetër, veçse objekte seksuale. Dhe pastaj çuditemi pse ato e kanë mendjen veç për t’u zhveshur. Po si të mos zhvishen? Atyre u është mbushur mendja tanimë se nuk mund të fitojnë ndryshe ndjekës, audiencë, popullaritet, famë.

Nuk mund të fitojnë vëmendjen e të tjerëve, nuk mund të bien në sy, për rrjedhojë nuk mund të fitojnë para e sukses. Ndonjëra zhvishet edhe sepse dëshiron, të kuptohemi, por në përgjithësi zhvishen për të përdorur e shitur trupin e tyre. Tani, unë nuk jam me idenë që ne t’i ndalojmë të zhvishen.

Duan të zhvishen motrat Kardashian? Ok, le ta bëjnë. Do të zhvishet Bleona Qerreti e Enca Haxhia? Ok, le ta bëjnë. Do të dalë zbuluar deputetja e Kosovës, Duda Balje, dhe kështu të shkojë në Parlament? Ok, le ta bëjë, siç e kishte bërë këto ditë, kur u pa në Parlament me një fustan transparent, që bënte t’i dukeshin krejt të mbathurat në ngjyrë të zezë. (Në fakt, këtë të fundit, unë nuk do ta lejoja. Sepse më duket e rëndë ta shndërrosh Parlamentin në një pasarelë. Është kundër natyrës së gjërave ky konfondim. Parlamenti është për tjetër gjë). Por le ta zëmë se nuk ekziston ndonjë problem edhe në këtë pikë. Le të mos i pengojmë pra që ta bëjnë atë që bëjnë. Le t’i lëmë të zhvishen edhe për kënaqësinë e syve tanë, të burrave. Edhe për kënaqësinë e syve të mi, sigurisht.

Por në të njëjtën kohë ne, si shoqëri, duhet të biem dakord, se vajzat që zhvishen, nuk ka pse të vlerësohen për faktin që zhvishen. Ne duhet t’i vlerësojmë ato, mbi të gjitha, për zellin e tyre për t’u aplikuar, për të zhvilluar talente e dhunti të tyret, për punën, lodhjen, këmbënguljen, e cilësi të tilla të tjera. Ky është mesazhi që duhet të përcjellim.

Nëse ne vijojmë të inkurajojmë, promovojmë e të idolizojmë vajzat e zhveshura të patalentuara apo vajzat që të vetmin talent kanë të zhveshurit, ne nuk bëjmë gjë tjetër, veçse përcjellim mesazhin se roli i grave është të jenë në funksion të kararit e prehjes së burrave, se statusi i tyre është ai i objektit seksual, që zgjon dëshirat te meshkujt dhe që u ofrohet këtyre të fundit si shans për të zbrazur energjitë e tyre mishtore. Mirëpo, ky është…. maskilizmi. Kjo është ajo që duam? Kjo është ajo që duan gratë? Nuk besoj. Gratë që kanë luftuar për të drejtat e grave, gratë që kanë sakrifikuar për këto të drejta, nuk kanë pasur në mendje, në asnjë version, zhveshjen si tregues e provë të barazisë me burrat.

 

Etiketa: bleonailda bejlerimustafa nano


Ju sugjerojmë

Grenell: Marrëdhëniet SHBA-Kosovë, kurrë më të dobëta
Bota

Kërcënoi Richard Grenell, arrestohet dhe rrezikon deri në 5 vite burg

1 Janar, 2026 1:34 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Lezhë/ Sekuestrohen para, makineta për lojëra fati dhe drogë, një i arrestuar

1 Janar, 2026 11:33 am
Viti i Ri, 20 persona të lënduar nga fishekzjarrët në gjithë vendin
Aktualitet

Viti i Ri, 20 persona të lënduar nga fishekzjarrët në gjithë vendin

1 Janar, 2026 11:25 am
I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
Kronikë

Aksident me 3 të vdekur në aksin Gjirokastër-Tepelenë

1 Janar, 2026 9:07 am
Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara përplasen për Jemenin
Bota

Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara përplasen për Jemenin

1 Janar, 2026 9:04 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 1 janar 2026

1 Janar, 2026 9:01 am
Rama uron Vitin e Ri: Drejt Shqipërisë 2030, me transformime të mëdha
Aktualitet

Rama uron Vitin e Ri: Drejt Shqipërisë 2030, me transformime të mëdha

31 Dhjetor, 2025 7:59 pm
Vlorë, grabitet saracineska e stacionit të ujësjellësit
Aktualitet

Vlorë, grabitet saracineska e stacionit të ujësjellësit

31 Dhjetor, 2025 7:07 pm
Urimi i Berishës: Në 2026, do t’i bëjnë funeralin organizatës kriminale “Rilindja”
Kryesore

Urimi i Berishës: Në 2026, do t’i bëjnë funeralin organizatës kriminale “Rilindja”

31 Dhjetor, 2025 4:58 pm
Begaj uron shqiptarët për Vitin e Ri: Familja i jep forcë shoqërisë sonë
Aktualitet

Begaj uron shqiptarët për Vitin e Ri: Familja i jep forcë shoqërisë sonë

31 Dhjetor, 2025 1:18 pm
Para
Seanca për banorët e Astirit, të afërmit protestojnë përpara gjykatës

Seanca për banorët e Astirit, të afërmit protestojnë përpara gjykatës

Video/ “Djali është dhunuar në komisariat”, flasin banorët e “Astirit”

Video/ “Djali është dhunuar në komisariat”, flasin banorët e "Astirit"

Foto – Gjykata /Salianji: Prova e prokurorisë,bidona plastikë dhe pankarta

Foto - Gjykata /Salianji: Prova e prokurorisë,bidona plastikë dhe pankarta
















TE FUNDIT

Kërcënoi Richard Grenell, arrestohet dhe rrezikon deri në 5 vite burg

Grenell: Marrëdhëniet SHBA-Kosovë, kurrë më të dobëta
1 Janar, 2026

Një burrë nga Virxhinia është akuzuar nga Departamenti amerikan i Drejtësisë për dërgimin e një mesazhi kërcënues ndaj Richard Grenell,...

Lexo më shumë

Lezhë/ Sekuestrohen para, makineta për lojëra fati dhe drogë, një i arrestuar

Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
1 Janar, 2026

Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga policia në Lezhë, në kuadër të operacionit policor...

Lexo më shumë

Viti i Ri, 20 persona të lënduar nga fishekzjarrët në gjithë vendin

Viti i Ri, 20 persona të lënduar nga fishekzjarrët në gjithë vendin
1 Janar, 2026

Gjatë natës së ndërrimit të viteve, kryepolici Ilir Proda, inspektoi shërbimet e Policisë Rrugore. Ai theksoi rëndësinë e reagimit në...

Lexo më shumë

Aksident me 3 të vdekur në aksin Gjirokastër-Tepelenë

I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
1 Janar, 2026

Një aksident i rëndë me tre të vdekur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Gjirokastër–Tepelenë, në vendin e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com