Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nafta dhe shqetësimet për gjendjen në Lindjen e Mesme

2020/01/09 at 5:42 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Nafta dhe shqetësimet për gjendjen në Lindjen e Mesme

Investitorët po përcjellin me kujdes rritjen e tensioneve midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Çmimet e naftës janë luhatur që pas vrasjes së gjeneralit iranian Kasem Soleimani, por përkundër situatës së krijuar ato po ruajnë një farë stabiliteti.


Pasi Irani sulmoi një bazë ushtarake në Irak ku strehoheshin ushtarë amerikanë, çmimet e naftës arritën nivelin më të lartë në katër muajt e fundit. Por ato u ulën prapë pas deklarimit të Presidentit Trump se tani e tutje, veprimet ushtarake do të jenë të kufizuara.

Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, çmimet e naftës janë rritur 25 për qind.

Analisti Mark Hamrick thotë se investitorët po përcjellin me kujdes mundësinë e përshkallëzimit të mëtejmë të situatës dhe ndikimin që mund të ketë kjo në prodhimin e naftës.

“Tregu reagoi me kujdes ndaj ngjarjeve, me frikën se mund të ketë përshkallëzime, por edhe duke kuptuar se deri tani nuk ka zhvillime që duhet të ndikojnë qoftë në ekonominë globale ose atë amerikane”, tha analisti Mark Hamrich.

Anlistët e tregut thonë se ka një faktor që po ruan stabilitetin e çmimeve të naftës, megjithë ndryshimet në politikat globale.

“Shtetet e Bashkuara ndryshuan përbërjen e tregut global të naftës, duke u bërë furnizues dhe eksportues gjigant. Investitorët mendojnë se furnizimi me naftë të papërpunuar nuk do të ndikohet shumë”, tha analisti Mark Hamrick.

Ndërkohë që ShBA është prodhuesi më i madhi naftës me 18 për qind të furnizimit të tregut, investitorët shqetësohen se Lindja e Mesme mund të sjellë pasiguri në çmimet e naftës.

“Nafta është produkt që tregtohet globalisht. Edhe pse në Shtetet e Bashkuara kemi furnizim të mjaftueshëm, tensionet në Lindjen e Mesme mund të ndikojnë klientët amerikanë”, tha Helima Croft nga RBC Capital Markets.

Kërcënimet e Iranit për hakmarrje rritën shqetësimet për sulme kibernetike ose goditje ushtarake kundër prodhuesve të naftës në Lindje të Mesme.

Lindja e Mesme prodhon sasinë më të madhe të naftës në botë, duke siguruar 30 për qind të furnizimit. Në rast të ndërprerjes së prodhimit, rajoni ka kapacitete shtesë që mund të vihen në përdorim.

“Arabia Saudite është vendi me rezervat më të mëdha. Ata kanë një kapacitet prej 12.5 milion fuçi të prodhimit ditor. Edhe prodhues tjerë si OPEC, kompani në Kuvajt e Emirate të Bashkuara Arabe kanë kapacitete rezervë”, tha Helima Croft.

Prodhuesit e naftës shpresojnë që të mos ketë çrregullime të prodhimit, pasi kjo mund të ndikojë ekonominë globale./Burimi: Zëri i Amerikës



Ju sugjerojmë

8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë
Aktualitet

8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë

8 Dhjetor, 2025 8:41 am
Parashikimi i motit për këtë javë
Kryesore

Parashikimi i motit, 8 dhjetor 2025

8 Dhjetor, 2025 8:40 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi për ditën e sotme, 8 dhjetor 2025

8 Dhjetor, 2025 8:39 am
Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet
Aktualitet

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet

7 Dhjetor, 2025 4:39 pm
Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë
Kronikë

Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë

7 Dhjetor, 2025 4:20 pm
Auto-Skicë
Kryesore

Një ministre, një pezullim dhe anatomia e një prove demokratike

7 Dhjetor, 2025 12:22 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 7 dhjetor 2025, zbuloni shenjat me fat

7 Dhjetor, 2025 12:11 pm
Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja shpëton duke…
Kronikë

Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja shpëton duke…

6 Dhjetor, 2025 11:09 pm
Trump merr telefonatë nga Ronaldo, Presidenti: Nuk ka njeri më të mirë se ai
Bota

Trump merr telefonatë nga Ronaldo, Presidenti: Nuk ka njeri më të mirë se ai

6 Dhjetor, 2025 9:51 pm
Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin, babai: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin, babai: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë

6 Dhjetor, 2025 8:40 pm
Para
Duma: Irani nuk ka fuqi aktesh terroriste, shqiptarët mos të kenë frikë

Duma: Irani nuk ka fuqi aktesh terroriste, shqiptarët mos të kenë frikë

Inteligjenca Amerikane: Irani goditi me raketa avionin ukrainas

Inteligjenca Amerikane: Irani goditi me raketa avionin ukrainas

Facebook vendos të mos kufizojë reklamat politike

Facebook vendos të mos kufizojë reklamat politike
















TE FUNDIT

8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë

8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë
8 Dhjetor, 2025

Sot shënohet 8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë. E shpallur prej vitit 2009 nga Kuvendi i Shqipërisë, kjo datë përkujtohet...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 8 dhjetor 2025

Parashikimi i motit për këtë javë
8 Dhjetor, 2025

Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime kryesisht përgjatë...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 8 dhjetor 2025

Horoskopi, 1 shtator 2023
8 Dhjetor, 2025

Dashi Sot mund të organizoni një lloj aktiviteti në grup ose takimi në shtëpinë tuaj. Një numër njerëzish interesantë mund...

Lexo më shumë

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet
7 Dhjetor, 2025

Disa segmente rrugore të kryeqytetit do të qëndrojnë sot të bllokuara për shkak të derbit të kryeqytetit, që do të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com