“Na mbylli dyert, të dënohet. Ne nuk kemi pse vijmë në gjykatë”. Ishte kjo deklarata e gjyshit të Ritvan Zykaj, autori i masakrës së Selenicës.
Seanca gjyqësore ndaj tij është shtyrë sërish, për mosformatim të trupit gjykues.
Zykaj është sjellë në gjykatë nga forca të Policisë, por nuk është futur në sallë të Gjyqit duke u larguar sërish pas disa minutash.
Seanca gjyqësore është përcaktuar për datë 4 Qershor. I pranishëm në gjykatë ishte sot edhe gjyshi e xhaxhai i Zykaj./ Opinion.al