Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Na ishte njëherë Amerika sot në Tiranë

2016/04/18 at 4:44 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Lorenc Vangjeli: Dorëheqja e Naços, Meta dhe Rama janë bashkë prej pushtetit

Nga Lorenc Vangjeli


Ndoshta është vetëm perceptim, ndoshta ka vëmendje të shtuar të publikut dhe më shumë duket sesa është, por kësaj here, ndryshe nga më parë, zgjedhjet në universitete duken shumë më të tendosura. Jo vetëm si një garë mes profesorësh dhe pedagogësh, por gati si një betejë që ka të bëjë shumë më shumë se me karriera vetjake. I gjithë procesi është karakterizuar nga tensioni dhe nervozizmi, por denoncimi dramatik i Berishës për ndërhyrjen në proces të krimit, i ngriti në maksimum temperaturat. Ka nisur një hetim penal, por ai mund të bëhej dhe në universitete të tjera ku kandidatët kanë ballafaquar njëri-tjetrin me lloj-lloj trukesh dhe trikesh që kanë të bëjnë pak me votën që do t’i zgjedhë.
Të shtunën ish-kryeministri akuzoi një emër të njohur të kronikës së zezë si Shullazi se kishte kërcënuar një nga kandidatët për rektor të Tiranës.

Me të njëjtin stil, por kësaj here jo natën, jo në errësirë dhe jo në mënyrë anonime, u kërcënua edhe kryeministri i vendit, Edi Rama. E kërcënoi paraardhësi i tij. Njëlloj siç kishte bërë dhe nja pesë vjet më parë, në dimrin e ashpër të 2011-ës kur e paralajmëroi se do të ishte ai fajtor për gjithë çfarë do të mund të ndodhte në Tiranë, në ditët e pas 21 janarit.

“Dale, dale se nuk keni parë gjë akoma”. Fraza e famshme e Ramës në Parlament, ditën kur lexonte programin qeverisës përballë një opozite që bërtiste, u lexua prej saj vetë si një kërcënim tipik i kryeministrit. Si revansh. Si hakmarrje për çfarë i kishin bërë personalisht kur drejtonte opozitën. Si një paralajmërim se çfarë do t’i bënte ai opozitës.

Një politikan i djathtë që ka qenë disa herë subjekt i kërcënimeve dhe dhunës nga të tjerë, mbërrin në kulm kur vetë Ramës i profetizon një fund si Benito Musolini.

Në sallën e parlamentit dëgjohen shpesh replikat kërcënuese të tipit: Mos e kruaj me mua sepse…! Garda e Republikës në shumë më shumë se një rast ka ndërhyrë për të mbrojtur me trup deputetë që vihen nën kërcënim fizik nga deputetë të tjerë.

Qeverisjet e vendit e kanë shumë të thjeshtë si rregull të besojnë se vetëm shtrëngimi në ekstrem i legjislacionit dhe kërcënimi me burg e gjoba marramendëse mund të edukojë “qytetarin kuturu” shqiptar, të pamësuar me “kravatën” e shtetit në qafë. Burg nëse ndërton pa lejë, burg nëse nuk paguan energjinë elektrike.

Çifte policësh në mbrëmje, edhe në rrugica mes pallatesh në periferi, shëtisin me blloqet e gjobave në dorë dhe shkruajnë e gjuajnë me pasion, njëlloj si përgjuesit e çifteve, makina në kundravajtje. Edhe aty ku nuk i prshin asnjë punë askujt, edhe aty ku tabelat ose mungojnë, ose dhe kur ekzistojnë, janë më absurde se vetë absurdi. E mbushin me epsh fletën e gjobës dhe e ngjisin në xham me shprehjen: parko sërish këtu se sërish këtu na ke!

Në familjet shqiptare nuk është tabu që të luhet me ruletën ruse: E bëre keq? Ta plasa syve! Viktimë nuk janë vetëm fëmijët. Viktimë janë si zakonisht më të dobtit që kërcënohen nga më i forti dhe nga pozita e forcës. Gratë, për shembull.

Eshtë një pamje familjhare në rrugë: dy shoferë që gërvishtin makinat në trafik e kanë të thjeshtë formulën që sipas rregullit nga i forti tek i dobti shkon me shkrehjen: Paguaj dëmin ose të morra shpirtin!

Shullazi nuk bën përjashtim nga kjo kulturë kërcënimi. Emri i përmendur nga Berisha si mik i Ramës, kur e djathta shte në pushtet, raportohej nga media se kishte kërcënuar deputetë socialistë në aktivitetet e tyre politike. Sot ai është zyrtarisht nën akuzë për zhvatje përmes kërcënimit të një numri biznesmenësh. Por ai është pjesë e kronikës së zezë. Gjithë rastet e tjera quhen politikë. Ose marrëdhënie “normale” në familje. Ose luftë për të rivendosur autoritetin e shtetit. Aq sa gjithkush mund të ndjehet kaq familjar me kulturën e kërcënimit. Dhe që nuk para bën përshtypje. E kundërta po! Për fat të keq! Por e keqja është drejtëz: ajo zgjatet pafund. Dhe e keqja shkon në ekstrem nëse kjo kulturë kërcënimi shkon dhe në majë të sistemit arsimor. Nuk ka gjë më të rëndë se dy profesorë – sa për të marrë një shembull – që shihen sy ndër sy si pistolerët e Perëndimit të Egër. Dhe qëllojnë në të njëjtën kohë për të vrarë… shpresën për nesër. /Javanews



Ju sugjerojmë

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
-Jetë dhe Stil

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

8 Qershor, 2025 5:56 pm
Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare
Kronikë

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare

8 Qershor, 2025 5:27 pm
Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump
Bota

Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump

8 Qershor, 2025 5:11 pm
Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump
Bota

Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump

8 Qershor, 2025 5:06 pm
Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme
Bota

Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme

8 Qershor, 2025 4:56 pm
Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness
InstaBIZ

Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness

8 Qershor, 2025 4:53 pm
Para
Mos i bëni këto gjëra kur zgjoheni

Mos i bëni këto gjëra kur zgjoheni

Patozi në Opinion: Mes 2 bishave, PD zgjedh leopardin

Sikur e kam para syve lirimin e Shullazit

Shullazi, ‘fati’ i Universitetit

Shullazi, 'fati' i Universitetit

Please login to join discussion















TE FUNDIT

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
8 Qershor, 2025

Prej 25 vitesh, në shtëpinë ku  Lavdia jeton me familjen e saj dhe të kunatit, Gazmendit, nuk ka pasur harmoni. Siç ajo parashtron problemin në...

Lexo më shumë

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
8 Qershor, 2025

Karen Bass, kryetarja e Bashkisë së Los Angeles-it, është përballur me kritika të ashpra nga republikanët dhe Presidenti Donald Trump...

Lexo më shumë

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
8 Qershor, 2025

Trupat e Gardës Kombëtare mbërritën në Los Angeles në orët e para të mëngjesit të së dielës, pasi presidenti Donald...

Lexo më shumë

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
8 Qershor, 2025

Liqeni Natron ndodhet përgjatë Sistemit të Rifteve të Afrikës Lindore, një kufi pllakash tektonike divergjente që po e copëton Pllakën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com