Policia e Mynihut konfirmon se përgjegjës i sulmit në qendrën tregtare, pasi ka qëlluar personat që ndodheshin aty, ka ikur nga vendi i ngjarjes, dhe ende nuk është kapur.
Policia u ka bërë thirrje të gjithë banorëve përreth që të mos dalin nga shtëpitë e tyre teksa në zonë vijon ndjekia e autorit.
Mësohet se zjarri është hapur fillimisht në një farmaci në qendrën tregtare OEZ.
Policia tha se “dyshohet që mund të kemi të bëjmë me një sulm terrorist”.