Bota

“Muzikantët tanë veshin parzmore, jo kostume”, fjalimi i Zelensky në Grammy


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:55 - 04/04/22 |
Opi Nion

 

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky mbajti një fjalim në ndarjen e çmimeve Grammy teksa u kërkoi muzikantëve të “tregojnë historinë e Ukrainës”.

“Lufta, është e kundërta e muzikës, është heshtja e qyteteve të shkatërruara dhe njerëzve të vrarë. Të dashurit tanë nuk e dinë nëse do të jenë më bashkë. Lufta nuk na jep mundësinë të zgjedhim se kush do të mbijetojë dhe kush jo. Muzikantët tanë veshin parzmore në vend të kostumeve. Ata u këndojnë të plagosurve në spitale. Edhe atyre që nuk i dëgjojnë, sepse muzika arrin të depërtojë në shpirtin e tyre. Ne po mbrojmë lirinë tonë për të jetuar, për të dashur dhe për tu dëgjuar. Në tokën tonë, ne po luftojmë kundër Rusisë, e cila po mbjell heshtje me bombat e saj. Zëvendësojeni heshtjen me muzikën tuaj për të treguar historinë tonë.”

Fjalimi i presidentit u pasua me një performancë nga kënga e re e John Legend Free, së bashku me muzikantët ukrainas Siuzanna Iglidan dhe Mika Neëton dhe poeten Lyuba Yakimchuk, ndërsa imazhet nga lufta u projektuan në ekranet pas tyre duke nxitur  përpjekjet për mbledhjen e fondeve.

Pas