Bota

Mutacionet e COVID-19/ Franca mbyll kufinjtë me vendet jashtë BE


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:54 - 30/01/21 |
Semiljana Azizi

Franca mbyll kufinjtë për të gjithë personat që vijnë nga jashtë Bashkimit Europian, për shkak të mutacioneve të reja të koronavirusit.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri francez Jean Castex, i cili thekson se këto kufizime të ashpra po merren për të shmangur një tjetër karantinim të qytetarëve francezë.

Nga e diela, të gjitha udhëtimet, përveçse atyre më të rëndësishme, do të ndalohen. Gjithashtu kërkesa për testin e COVID ndaj udhëtimeve brenda vendeve të Bashkimit Europian do të vijoj të jetë e vlefshme, transmeton BBC.

Sipas kryeministrit  Castex policia do të vijojnë të jetë në gatishmëri, ndërkohë që masat e marra më herët për parandalimin e përhapjes së COVID-19  janë ende në fuqi.

Kujtojmë që numri i të infektuarve nga virusi në Francë vijonë të mbetet i lartë, edhe pse masat e marra kundër përhapjes së tij kanë qenë gjithë kohën në fuqi./Opinion.al

Pas