Kryesore

Mungon përfaqësuesi i LSI, rrëzohet padia e opozitës për Qarkun e Shkodrës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:13 - 10/06/21 |
Opi Nion

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar ditën e sotme paditë e opozitës për Qarkun e Shkodrës.

Në pretendimin e tyre Kolegji Zgjedhor i ka cilësuar si të pabazuara në prova këto padi të ngritura. Bëhet me dije se ditën e sotme në sallën e Kolegjit Zgjedhor kanë munguar përfaqësuesit e LSI-së.

Kujtojmë se më herët, Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar paditë e opozitës në Gjirokastër, Vlorë, Berat, Tiranë dhe Durrës.

Ndërkohë që nga ana tjetër Partia Demokratike kishte kërkuar përjashtimin e 7 prej 8 gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor, që kanë rrëzuar paditë për qarqet e mësipërme, teksa edhe kjo kërkesë iu hodh poshtë si e pabazuar në ligj.

Pas