Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mungesa e perspektivës tek të rinjtë – rrezik i shoqërive të Ballkanit

2016/04/17 at 5:51 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Mungesa e perspektivës tek të rinjtë – rrezik i shoqërive të Ballkanit

Të rinj, dinamikë, pa shanse? Ky është titulli i aksionit të organizatës humanitare katolike, Renovabis, që synon tërheqjen e vëmendjes për mungesën e pespektivës së të rinjve në Europën Lindore e Juglindore.


Me zë të qetë e të butë ipeshkvi françeskan nga Sarajeva, Pero Sudar skicoi një pamje të zymtë shoqërore të shumicës së vendeve të Ballkanit. Në hapjen e aksionit të Renovabis me rastin e festës fetare të Rrëshajës së Madhe në ipeshkvinë e Speyerit, Pero Sudar përmendi shembuj konkretë nga vendi i tij. Mungesa e perspektivës ka një efekt kaq të fortë zhgënjyes e rëndues tek të rinjtë në Bosnje-Hercegovinë, saqë 70% e tyre duan të largohen nga vendi.

Shifra të tilla janë bërë të njohura nga të gjitha vendet e Ballkanit. Për shkak të papunësisë së lartë shumë të rinj nga Juglindja e Europs nuk shohin ndonjë perspektivë në vendin e tyre. Papunësia mes të rinjve në Kosovë, Serbi, Maqedoni, Bosnje-Hercegovinë, kap shifrat e 45-60%, varësisht nga ofrohen të dhënat. Varëfria, mungesa e stabilitetit politik, korrupsioni dhe nepotizmi përmenden si shkaqe të tjera për pesimizmin e kudogjendur.

Gjeneratë e humbur
Pas një përshkrimi pa zbukurime e prekës të gjendjes shoqërore, ipeshkvi nga Sarajeva, Pero Sudar kaloi në politikë, duke vënë theksin tek humbja prej kohësh e besimit të të rinjve nga Juglindja e Europës në institucionet demokratike e madje tek vetë demokracia. Sudar përmendi situatën gjeopolitike dhe karakterin multifetar e multietnik të shoqërive në Ballkan. Sidomos në Bosnje-Hercegovinë marrëdhënia paqësore mes të krishterëve e myslimanëve, dhe katolikëve e të krishterëve ortodoksë po vihet në sprovë për shkak të problemeve sociale. Si klerik, Sudar theksoi rëndësinë dialogut politik, por edhe ekumenizmin e vërtetë. Në fund të fundit aftësia e bashkëjetesës së popujve, feve e kulturave të ndryshëm është kusht themelor për paqen.

Shumë Të rinj nga Ballkani marrin rrugën drejt Europës

Eksodi masiv i të rinjve nga vendet e Ballkanit po kthehet në një kërcënim serioz. Megjithatë në Ballkan nuk gjen strategji serioze për luftimin e papunësisë tek të rinjtë. Shumica e tyre banon për një kohë të gjatë bashkë me prindërit, ata janë të varur nga rroga e tyre, madje edhe pensioni i gjyshërve. Kjo mungesë perspektive përbën rrezik akut. Sipas punonjësve socialë ajo është edhe terreni ushqyes për rënien e të rinjve viktimë e drogës, kriminalitetit dhe alkoolit. Bashkë me të vihet re rreziku i radikalizimit fetar, i cili në vitet e fundit ka shënuar rritje.

Tregu i punës pa lidhje me sistemin arsimor
Megjithëse qeveritë e vendeve të Europës Juglindore e kanë kuptuar rrezikun shpërthyes të këtij zhvillimi, ende mungojnë zgjidhjet konnkrete. Qeverive nuk u mungojnë vetëm fondet, por edhe vullneti e aftësia për të bërë reformat e duhura në politikën e arsimit. Ipeshkvi Pero Sudar kritikoi me stilin e një përfaqësuesi të ekonomisë, „mungesën e lidhjes së sistemeve të arsimit me tregun e punës“. Gati 80% e të rinjve nga Bosnje-Hercegovina, sipas një sondazhi mendojnë se as arsimi i lartë nuk i përmirëson kushtet e jetesës. Sondazhe të njëtja vijnë edhe nga vende të tjera të Ballkanit.

Gerhard Albert, drejtori i organizatës humanitare të Renovabis i shikon këto zhvillime si “një sfidë të madhe”. Nuk duhet t’i lirojmë nga përgjegjësia qeveritë dhe politikën e këtyre vendeve, sepse eksodi i vazhdueshëm i të rinjve është rrezik për zhvillimin e vendeve të Europës Juglindore, theksoi Albert. Pak optimizëm në fund të takimit të Renovabis ofroi në fund ipeshkvi nga Sarajeva me një shembull shpresëdhënës. Gjatë një vizite pastorale në San Francisco ai kishte takuar një biznesmen të suksesshëm, i cili i kishte rrëfyer për planet e tij të kthehej me gruan dhe pesë fëmijët në Bosnje-Hercegovinë. Jo shumë kohë më parë këtë biznesmen Pero Sudar e kishte ritakuar në një festë në Bosnjen Qendrore. Kur ipeshkvi e pyeti për motivet e kthimit, ai ishte përgjigjur: “Këtu jetohet më normalisht!”/DW

 



Ju sugjerojmë

“Grupe greke në protestë”,Rama-organizatorit: Ouu, avash avash se të gjithë do dalin
Aktualitet

“Grupe greke në protestë”,Rama-organizatorit: Ouu, avash avash se të gjithë do dalin

21 Qershor, 2026 10:57 pm
Dita e 22-të e tubimit në Tiranë, protestuesit marshojnë pranë Kuvendit
Aktualitet

Dita e 22-të e tubimit në Tiranë, protestuesit marshojnë pranë Kuvendit

21 Qershor, 2026 10:21 pm
“Mund të ndryshojë Lindjen e Mesme”, përfundon raundi i parë i bisedimeve SHBA–Iran
Bota

“Mund të ndryshojë Lindjen e Mesme”, përfundon raundi i parë i bisedimeve SHBA–Iran

21 Qershor, 2026 9:36 pm
22 ditë protestë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

22 ditë protestë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

21 Qershor, 2026 8:03 pm
Ngërçi i bisedimeve për paqen luhat sërish tregjet,
Politikë

Spiropali i përgjigjet Ramës: PS të gjejë forcën të vetëpastrohet

21 Qershor, 2026 7:00 pm
Rama: Sponsorët e protestës po harxhojnë shumë para për t’i bërë dëm vendit
Kryesore

Rama: Sponsorët e protestës po harxhojnë shumë para për t’i bërë dëm vendit

21 Qershor, 2026 6:55 pm
Qëndruan deri në mëngjes para Kryeministrisë, policia procedon 9 protestues
Aktualitet

Qëndruan deri në mëngjes para Kryeministrisë, policia procedon 9 protestues

21 Qershor, 2026 6:52 pm
Berisha vizitë zyrtare në Bruksel në kuadër të 50 vjetorit të PPE
Kryesore

Berisha: Grisja e flamurit izraelit akt kriminal, të ndëshkohet autori

21 Qershor, 2026 4:48 pm
Shkencëtarët zbulojnë pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët
Life Style

Shkencëtarët zbulojnë pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët

21 Qershor, 2026 4:46 pm
Rrezikoi sigurinë e pushuesve me motor uji, gjobitet me 530 mijë lekë drejtuesi
Aktualitet

Rrezikoi sigurinë e pushuesve me motor uji, gjobitet me 530 mijë lekë drejtuesi

21 Qershor, 2026 3:32 pm
Para
Zbardhen akuzat për Shullazin: Gjobvënie e vendosje eksplozivi për përvetësim pronash

ARRESTIMI/ “Kush e ‘denoncoi’ dhe kush bëri sikur e arrestoi Shullazin”

Tritoli ndaj Tahirit/ A ishte kjo arsyeja e lirimit të Vladimir Gjutës?

“Tahiri nuk ka dorë në arrestimin e Shullazit, s’i përmend dot as emrin”

Luana Vjollcës për një fije sa nuk i doli zogu

Luana Vjollcës për një fije sa nuk i doli zogu

Please login to join discussion















TE FUNDIT

“Grupe greke në protestë”,Rama-organizatorit: Ouu, avash avash se të gjithë do dalin

“Grupe greke në protestë”,Rama-organizatorit: Ouu, avash avash se të gjithë do dalin
21 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetet sociale sa i përket protestave në Tiranë. Ai ka ndarë një foto...

Lexo më shumë

Dita e 22-të e tubimit në Tiranë, protestuesit marshojnë pranë Kuvendit

Dita e 22-të e tubimit në Tiranë, protestuesit marshojnë pranë Kuvendit
21 Qershor, 2026

Po mbahen në kryeqytet dita e 22-të e protestës jopartiake. Si çdo ditë, qytetarët u grumbulluan në sheshin ‘Skënderbej’, për...

Lexo më shumë

“Mund të ndryshojë Lindjen e Mesme”, përfundon raundi i parë i bisedimeve SHBA–Iran

“Mund të ndryshojë Lindjen e Mesme”, përfundon raundi i parë i bisedimeve SHBA–Iran
21 Qershor, 2026

Raundi i parë i bisedimeve mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit është zhvilluar në Bürgenstock të Zvicrës dhe ka zgjatur...

Lexo më shumë

22 ditë protestë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

22 ditë protestë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
21 Qershor, 2026

Dita e 22-të e protestës ka nisur me marshimin e qytetarëve drejt Kryeministrisë, që nisi rreth orës 19:30. Qytetarët u...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}