Ministria Ruse e Mbrojtjes sapo ka lëshuar një deklaratë duke pohuar se trupat e saj po ruajnë uzinën bërthamore të Çernobilit.
Ata thonë se po e bëjnë këtë për të siguruar që “grupet nacionaliste dhe organizatat e tjera terroriste të mos e përdorin situatën për të organizuar një provokim bërthamor”.
Rusia tha gjithashtu se nivelet e rrezatimit në zonën përreth uzinës ishin normale dhe se stafi po vazhdonte të monitoronte nivelet e radioaktivitetit.
Trupat ruse kapën centralin bërthamor të enjten mbasdite.