Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Muhaxheri: Sulmoni “Loro Boriçin”! Ja kush do ndërtonte bombat

2016/11/12 at 9:51 AM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Muhaxheri: Sulmoni “Loro Boriçin”! Ja kush do ndërtonte bombat

Informacioni se ndaj Kombëtares së futbollit izraelite do të kishte një sulm terrorist në Shkodër, është dhënë nga njësia anti-terror në Ushtrinë Izraelite.

Sipas TV Klan, muaj më parë është mundur të zbardhet një telefonate ku Lavdërim Muhaxheri ka folur me shtetas kosovarë. Në këto komunikime ai i kërkon që të organizohet një sulm ditën e ndeshjes në qytetin verior.

Kjo gjë ka alarmuar agjensitë e inteligjencës, të cilat kanë vënë në dijeni autoritet shqiptare dhe kosovare.

Menjëherë ka nisur vënia në përgjim e personave të dyshuar në Kosovë dhe më pas janë verifikuar lidhjet e tyre ne vendin tonë.

Agjentët e SHISH dhe anti-terrorit arritën të verifikonin lidhjet e këtij grupi në Shqipëri, të cilët jetonin dhe punonin në Shkodër.

Për disa muaj u survejuan 4 të arrestuarit Xhezair Fishti, Ergys Fasllija, Bekim Protopapa dhe Medat Hasani.

Ata kishin bashkëpunim dhe komunikonin me disa nga të arrestuarit për të njëjtën akuzë në Kosovë.

Për këtë arsye u vendos që ndeshja Shqipëri-Izrael të luhej në të njëjtën ditë në ‘Elbasan Arena’.

Një javë pas arrestimit të katër personave në Shkodrës, policia ka shtuar masat e sigurisë edhe ndaj prokurorit të çështjes Eugen Beçi.

Mësohet se ai ka marrë kërcënime direkt nga të prangosurit gjatë seancës për vendosjen e masave së sigurisë në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Kurse Shqiptarja.com raporton se Medat Hasani, një nga katër të arrestuarit si personat e dyshuar se do sulmonin me bombë dhe kallashnikovë ekipin e Izraelit, mendohet se ka qenë në luftimet e përgjakshme në Siri.

Ka të dhëna se Hasani është kthyer nga këto luftime, duke përdorur rrugët tokësore.

Dyshimet e prokurorisë janë se ish-komandoja e Ushtrisë Shqiptare mund të ketë qenë pjesë e brigadave terroriste të ISIS, që drejtohen nga dy kosovarët Lavdërim Muhaxheri dhe Ridvan Haqifi.

Në një raport operativ të SHISH dërguar prokurorisë thuhet se Medat Hasani, është larguar më 28.07.2013 drejt Sirisë dhe më është kthyer në Dhjetor 2013 në Shqipëri.

Një burim i tha gazetës Shqiptarja.com se Hasani dikur ka qenë efektiv i forcave speciale të ushtrisë, duke marrë pjesë në një mision ushtarak paqeruajtës në Irak.

Në këtë mision, Hasani, ka shërbyer 6 muaj dhe më pas është kthyer së bashku me të gjithë anëtarët e grupit.

Mirëpo, pas largimit nga ushtria ai ka rënë në kontakt me persona ekstremistë që predikojnë fenë islame, duke u indoktrinuar prej tyre që aftësitë e tij ushtarake ti zbatonte për të kryer krime terroriste.

Hasani besohet se kishte marrë përsipër të ndërtonte apo të siguronte minat me telekomandë, që do përdoreshin gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit Shqipëri-Izrael në stadiumin e Shkodrës.

Plani ka qenë i njëjtë me atë që ndodhu në Paris një vit më parë, ku fillimisht terroristët kanë sulmuar me mina të telekomanduara, duke ngjallur panik dhe terror dhe më pas, anëtarët e tjerë kanë sulmuar civilë të pafajshëm më kallashnikovë.

Mirëpo ky plan fatmirësisht nuk është vënë në zbatim, për shkak se zbulimi ushtarak i Izraelit ka arritur të përgjojë bisedat në “Skype” të Lavdërim Muhaxherit dhe Ridvan Haqifit, të cilët nga Siria urdhëronin kosovarët dhe shqiptarët që të sulmonin pa mëshirë izraelitët.

Sipas këtyre përgjimeve, urdhri ishte miratuar nga drejtuesit e ISIS, dhe se do ishte kjo organizatë që pas kasaphanës që do shkaktonte, do merrte përsipër autorësinë e aktit terrorist.

Këto informacione i kanë kaluar Shërbimit Informativ Shtetëror, i cili falë strukturës antiterror dhe prokurorisë ka rënë në gjurmët e këtij grupi, duke arrestuar në Shqipëri 4 persona.

Hetimet e kryera nga pala shqiptare kanë krijuar bindjen tek prokurorët se katër personat Xhezair Fishti, imam i vetëshpallur nga Dibra, Ergys Faslija berber, Medat Hasani, ish-komando i Ushtrisë Shqiptare dhe Bekim Protopapa mjek në Malësinë e Madhe, flisnin ju vetëm për të sulmuar të pafetë, izraelitët, por edhe një burg të sigurisë së lartë, që sipas tyre mbahen të izoluar vëllezërit e tyre.

Ju sugjerojmë

Vota e diasporës, Berisha në “Opinion”: Zarfat u mbushën në Shqipëri
-U tha në Opinion

Vota e diasporës, Berisha në “Opinion”: Zarfat u mbushën në Shqipëri

22 Maj, 2025 10:42 pm
Çfarë i solli koalicioni PD? Berisha: Nëse do të ishin Shehaj e Lapaj…
-U tha në Opinion

Çfarë i solli koalicioni PD? Berisha: Nëse do të ishin Shehaj e Lapaj…

22 Maj, 2025 10:38 pm
Zgjedhjet, Berisha: PD ofroi kandidatët më të mirë në gjithë ekzistencën e saj
-U tha në Opinion

Zgjedhjet, Berisha: PD ofroi kandidatët më të mirë në gjithë ekzistencën e saj

22 Maj, 2025 10:16 pm
Sali Berisha: Rama fitoi 28 mandate me bandat kriminale
-U tha në Opinion

Sali Berisha: Rama fitoi 28 mandate me bandat kriminale

22 Maj, 2025 10:06 pm
Humbi zgjedhjet, Berisha: Kur del në fushë me makinerinë e shtetit, kjo është farsë
-U tha në Opinion

Humbi zgjedhjet, Berisha: Kur del në fushë me makinerinë e shtetit, kjo është farsë

22 Maj, 2025 9:43 pm
Fevziu në ‘Opinion’:Artan Lame ndodhet në koma cerebrale, por është ende në jetë
-U tha në Opinion

Fevziu në ‘Opinion’:Artan Lame ndodhet në koma cerebrale, por është ende në jetë

22 Maj, 2025 9:24 pm
Pse humbi PD më 11 maj? Berisha: U dhunuan të drejtat për një garë të barabartë
-U tha në Opinion

Pse humbi PD më 11 maj? Berisha: U dhunuan të drejtat për një garë të barabartë

22 Maj, 2025 9:17 pm
“Dhëmbë për dhëmbë në zgjedhjet e 2025”, Këlliçi: Dy duar për një kokë, mandatin e katërt nuk ua falim…
Politikë

A duhet të dorëhiqet Berisha? Belind Këlliçi i shmanget pyetjes

22 Maj, 2025 9:13 pm
Berisha shpreh lutjet për Artan Lamen dhe zbulon arsyen e largimit të tij nga detyra
-U tha në Opinion

Berisha shpreh lutjet për Artan Lamen dhe zbulon arsyen e largimit të tij nga detyra

22 Maj, 2025 9:12 pm
Britania do të kastrojë të dënuarit për krime seksuale
Bota

Britania do të kastrojë të dënuarit për krime seksuale

22 Maj, 2025 9:05 pm
Para
FOTO/ “Kjo do të jetë presidentja e parë femër në SHBA”

FOTO/ “Kjo do të jetë presidentja e parë femër në SHBA”

Video/ Flet varrmihësi nga Tirana: Shqiptarët hedhin 50 mln lekë për një varr, natën në Tufinë dëgjohen zhurma

Video/ Flet varrmihësi nga Tirana: Shqiptarët hedhin 50 mln lekë për një varr, natën në Tufinë dëgjohen zhurma

Nëse doni jetë të lumtur; duhet të largoni menjëherë këto 12 mendime

Nëse doni jetë të lumtur; duhet të largoni menjëherë këto 12 mendime

TE FUNDIT

Vota e diasporës, Berisha në “Opinion”: Zarfat u mbushën në Shqipëri

Vota e diasporës, Berisha në “Opinion”: Zarfat u mbushën në Shqipëri
22 Maj, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një akuzë sa i takon votës së diasporës. Në studion e emisionit...

Lexo më shumë

Çfarë i solli koalicioni PD? Berisha: Nëse do të ishin Shehaj e Lapaj…

Çfarë i solli koalicioni PD? Berisha: Nëse do të ishin Shehaj e Lapaj…
22 Maj, 2025

Në intervistën në “Opinion” në Tv Klan, në një analizë për Partinë Demokratike pas zgjedhjeve të 11  majit, kryetari i Partisë...

Lexo më shumë

Zgjedhjet, Berisha: PD ofroi kandidatët më të mirë në gjithë ekzistencën e saj

Zgjedhjet, Berisha: PD ofroi kandidatët më të mirë në gjithë ekzistencën e saj
22 Maj, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte mbrëmjen e sotme në studion e “Opinion” në Tv Klan, ku foli lidhur...

Lexo më shumë

Sali Berisha: Rama fitoi 28 mandate me bandat kriminale

Sali Berisha: Rama fitoi 28 mandate me bandat kriminale
22 Maj, 2025

Sali Berisha i konsideron farsë elektorale zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Në intervistën për emisionin Opinion në Tv Klan, kryetari...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com