Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mövenpick Hotel Lalëz Durrës mirëpret miqtë e parë

2021/06/28 at 2:06 PM
në Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Mövenpick Hotel Lalëz Durrës mirëpret miqtë e parë

Mövenpick çel dyert e hotelit të parë në Shqipëri. Me këtë rast, miq nga e gjithë bota, janë ftuar të zbulojnë Gjirin e Lalzit, një nga thesaret e bregdetit shqiptar.


Hoteli i parë ndërkombëtar “premium brand” në vend ngrihet në gjirin e një peizazhi joshës e plot jetë dhe është vendi ideal për një “arratisje shqiptare”. Në fillim të korrikut, Mövenpick Hotel Lalëz Durrës, do të çelë dyert për miqtë e parë e do t’i ftojë të zbulojnë botën dhe mikpritjen e njërës prej markave më të njohura premium në të gjithë botën.

Hoteli është një oaz perfekt në Gjirin e Lalzit, një vend i preferuar si nga turistët e huaj, ashtu edhe ata vendas. Ai të
mrekullon me arkitekturën moderne dhe luksoze. Ndihemi krenarë e të entuziazmuar të presim miqtë e parë në hotelin
tonë. Marka Mövenpick ofron një përvojë të vërtetë premium dhe momente të paharrueshme për të gjithë miqtë.
Jemi të sigurtë që Hoteli Mövenpick Lalëz Durrës, me përvojën e jashtëzakonëshme të mikëpritjes dhe pozicionin
gjeografik, është një destinacion që nuk duhet humbur. Jemi të lumtur që turistët shqiptarë e të huaj do të kenë
mundësinë e zbulimit të mrekullisë së Gjirit të Lalzit – thotë Dod Doçi, administratori i Mövenpick Hotel Lalëz Durrës.

Hoteli ofron 80 dhoma me hapësira të bollshme dhe të pajisura në mënyrë shumë cilësore, që do të fitojnë menjëherë
zemrat e çdo miku. Restoranti dhe bari do të servirin menutë e veçanta, për të cilat marka njihet botërisht. Përvoja
premium mbështetet nga një numër i madh shërbimesh si zona SPA, dhomat me avull dhe kripë, të cilat ofrojnë qetësinë
dhe çlodhjen e dëshiruar. Për ata që preferojnë një fillim aktiv dhe energjik të ditës, hoteli ofron një qendër fitnesi të
kompletuar me të gjitha pajisjet e duhura. Mövenpick Hotel Lalez Durrës ofron gjithashtu pishina në mjediset e
brendshme e të jashtme.

Mövenpick Hotel Lalëz Durrës ndodhet në një nga zonat më bukura të bregdetit Adriatik. Ai të dhuron një pamje
spektakolare të detit e shkëmbinjve dhe është shndërruar në një vendpushimi të preferuar për të gjithë turistët vendas
dhe të huaj.

Investitori i Mövenpick Hotel Lalëz Durrës është Lura sh.p.k, kompania shqiptare e ndërtimit, me një përvojë të gjatë në
projektimin dhe zbatimin e projekteve rezidenciale, komerciale dhe institucionale.

###

Mövenpick
Është themeluar në Zvicër dhe ka një portofol, në zgjerim e sipër, me 90 hotele në 25 vende të botës. Mövenpick Hotels
& Resorts njihet në të gjithë botën për ofrimin e kujtimeve që zgjasin në kohë, përmes gjërave të vogla, që mjeshtërisht i servir në mënyrë të jashtëzakonshme. E gjen në qendrat e qyteteve dhe hotelet me 5 yje për të të dhënë një përvojë të jashtëzakonshme.

Mövenpick ka filozofinë se gjërat e vogla janë ato që bëjnë diferencën. Kjo ka bërë që të përqëndrohet në krijimin e një mjedisi të ngrohtë dhe miqësor, përmes gjërave të vogla, si një çokollate të ngrohtë, që shijohet në orët
e pasdites, një menuje të krijuar posaçërisht për fëmijët apo teknologjisë së personalizuar të gjumit për një natë të qetë.
Accor Accor është një grup lider botëror në fushën e turizmit, me më shumë se 5,000 hotele, 10,000 bare e restorante në 110 vende të botës.

Grupi ka një nga ekosistemet më larmishme e më të pasura të industrisë së turizmit, ku përfshihen markat luksoze e premium, ofertat e moderuara dhe ekonomike, konceptet unike të mënyrës së të jetuarit, mjediset argëtuese dhe të jetës së natës, baret dhe restorantet, rezidencat private luksoze, pronat e përbashkëta të akomodimit, hapësirat e biznesit, etj.

Accor ka gjithashtu një portofol të pakrahasueshëm të markave unike dhe një staf me rreth 300,000 punonjës në të gjithë botën. Mbi 65 milionë prej të cilëve përfitojnë nga programi gjithëpërfshirës i besnikërisë së kompanisë ALL – Accor Live Limitless, një shoqërues i përditshëm i mënyrës së jetesës me qasje në një shumëllojshmëri shpërblimesh, shërbimesh e përvojash.Nëpërmjet nismave të tij si Planet 21 – iniciativat e Accor Solidarity, RiiSE dhe ALL Heartist Fund, grupi udhëhiqet nga politika e etikës së biznesit, turizmit të përgjegjshëm, mbrojtjes së mjedisit, angazhimit të komunitetit, diversitetit dhe gjithëpërfshirjes.

Themeluar në vitin 1967, me seli në Francë, Accor SA është pjesë e klasifikimit Euronext Paris Stock Exchange (kodi ISIN: FR0000120404) dhe në OTC Market (Ticker: ACRFY) në Shtetet e Bashkuara. Për më shumë informacion vizitoni group.accor.com ose ndiqni Accor në Twitter, Facebook, LinkedIn dhe Instagram.



Ju sugjerojmë

Dumani në parlament, Sejamini: Sot aty është humbur një mundësi…
-U tha në Opinion

Dumani në parlament, Sejamini: Sot aty është humbur një mundësi…

27 Tetor, 2025 10:43 pm
Deputetët e opozitës kundër Dumanit: Mashtrues
Politikë

Deputetët e opozitës kundër Dumanit: Mashtrues

27 Tetor, 2025 10:11 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në Krujë, 20-vjeçari përplas për vdekje këmbësoren

27 Tetor, 2025 10:05 pm
Dumani për patronazhimin: Bëjeni në Kuvend vepër penale, pastaj vepron SPAK
Aktualitet

Dumani për patronazhimin: Bëjeni në Kuvend vepër penale, pastaj vepron SPAK

27 Tetor, 2025 9:13 pm
Berisha në Kuvend: Dumani është bërë avokati i vjedhjeve
Kryesore

Berisha në Kuvend: Dumani është bërë avokati i vjedhjeve

27 Tetor, 2025 8:19 pm
A është marrë në pyetje Rama për inceneratorin e Tiranës? Dumani flet në Kuvend
Aktualitet

A është marrë në pyetje Rama për inceneratorin e Tiranës? Dumani flet në Kuvend

27 Tetor, 2025 7:22 pm
Elton Ilirjani në Taipei Fashion Week SS26
Aktualitet

Elton Ilirjani në Taipei Fashion Week SS26

27 Tetor, 2025 7:17 pm
“Lexo pyetjen, pastaj përgjigju, hajde…”, Berisha përplaset me Dumanin në Kuvend
Aktualitet

“Lexo pyetjen, pastaj përgjigju, hajde…”, Berisha përplaset me Dumanin në Kuvend

27 Tetor, 2025 6:46 pm
“Pse nuk hetoni Edi Ramën”, Dumani: Nuk kanë rendësi emrat, por…
Aktualitet

“Pse nuk hetoni Edi Ramën”, Dumani: Nuk kanë rendësi emrat, por…

27 Tetor, 2025 6:08 pm
Dumani pyetet në Kuvend për Ballukun: Nuk komentoj çështje në hetim
Aktualitet

Dumani pyetet në Kuvend për Ballukun: Nuk komentoj çështje në hetim

27 Tetor, 2025 6:01 pm
Para
Kërkon punë, 58-vjeçari hipën mbi pusin e naftës dhe kërcënon të hidhet

Kërkon punë, 58-vjeçari hipën mbi pusin e naftës dhe kërcënon të hidhet

Blinken: Të riatdhesohen dhe ndiqen penalisht militantët e ISIS-it

Blinken: Të riatdhesohen dhe ndiqen penalisht militantët e ISIS-it

Deklaratat e Çuçit, PD: Zëdhënësi i regjimit Rama-Doshi lau duart

Deklaratat e Çuçit, PD: Zëdhënësi i regjimit Rama-Doshi lau duart
















TE FUNDIT

Dumani në parlament, Sejamini: Sot aty është humbur një mundësi…

Dumani në parlament, Sejamini: Sot aty është humbur një mundësi…
27 Tetor, 2025

“Çfarë tha Dumani për hetimin e politikanëve” është tema që po diskutohet në emisionin “Opinion” duke iu referuar raportimeve të...

Lexo më shumë

Deputetët e opozitës kundër Dumanit: Mashtrues

Deputetët e opozitës kundër Dumanit: Mashtrues
27 Tetor, 2025

Pas rreth më shumë se 120 minutash pyetje-përgjigje në Kuvend, deputetët demokratë ngelën të pakënaqur me raportimin e kreut të...

Lexo më shumë

Aksident në Krujë, 20-vjeçari përplas për vdekje këmbësoren

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
27 Tetor, 2025

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën Krujë-Fushë Krujë. Mësohet se rreth orës 21:00, shtetasi T. S., 20...

Lexo më shumë

Dumani për patronazhimin: Bëjeni në Kuvend vepër penale, pastaj vepron SPAK

Dumani për patronazhimin: Bëjeni në Kuvend vepër penale, pastaj vepron SPAK
27 Tetor, 2025

Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani, në raportimin e tij vjetor në Kuvend,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com