Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Motra i fal vëllait borxhin 24 milionë lekë, ja reagimi i tij kur e mëson

2018/12/30 at 3:34 PM
në Life Style
Kohë leximi: 4 min
A A
Motra i fal vëllait borxhin 24 milionë lekë, ja reagimi i tij kur e mëson

 


Ajo kishte ardhur nga Italia për “çliruar” vëllanë e saj nga një peng. Përmes rubrikës “Ka një mesazh për ty” në programin “E diela shqiptare”, Miranda surprizoi vëllanë e saj Dhimitrin. Disa vite më parë ai kishte marrë kredi në bankë për të ngritur disa sera, por puna nuk kishte ecur ashtu siç ishte parashikuar dhe përmbarimi kishte shkuar t’i sekuestrojë shtëpinë.

Ishte pikërisht motra e tij Miranda ajo që i kishte paguar të gjithë borxhin dhe vëllai i saj kishte lënë peng shtëpinë në emër të saj. Fakti që kishin kaluar 4 vite dhe Dhimitri nuk i kishte kthyer paratë e bënte atë borxhli ndaj motrës së tij. Por sot në prag të Vitit të Ri ajo bëri gjestin human dhe i fali vëllait të saj 24 milionë Lekë që kishte paguar për të.

 

“Kam ikur pa lejen e fëmijëve dhe ata nuk e dinë se ku jam. Vajza e vogël para 4 ditësh më priste në Londër, mendoj që vajza më ndjek dhe i uroj nipit të bëhet 100 vjeç. Prindërit e mi sot nuk jetojnë më, por unë jam e kënaqur që ata kanë nxjerrë në dritë 14 fëmijë. Ndonjëri thotë janë shumë… Nëna ime ka lindur 12 fëmijë dhe dy vajza ia ka gjetur babait tim, por unë i kam motra ato dhe nuk i ndajmë asnjëherë. Jemi rritur me fukarallëk të madh, nëna ka bërë shumë sakrifica, na ka rritur me gjakun e trupit. Unë jam fëmija i 10-të. Jam martuar shumë e vogël, kam lindur dy fëmijë dhe jam ndarë nga burri në moshë të re. Fëmijët i kam rritur vetë. Kam qenë pa mbështetje sepse në atë kohë ishte turp të ndaheshe nga burri. Vëllai i madh Ilia më ka ndihmuar shumë më ka mbajtur si vajzën e tij. Gjatë periudhës së rrëmujave kam ikur në Itali me skaf bashkë me vajzat. Kisha frikë të rrija në Elbasan sepse isha në një lagje ku kishte shumë banda. Fillimisht kam shkuar në Genova. Në Itali jeta ime ka shkuar shumë mirë. Për dy vite nuk kam patur marrëdhënie me familjen në Shqipëri sepse mendonin shumë keq. Pasi ka ardhur vëllai im i madh Ilia në Itali dhe ka parë ku jetoja, atëherë u hapën dyert e mia me familjen në Shqipëri. Me mamanë flisja fshehurazi, ajo më lutej të kthehesha. Disa vite më vonë jam martuar me një italian dhe jeta vazhdoi. Kam një vëlla që e kam pikë të dobët sepse ka qenë me një rrogë, Dhimitër quhet. E kam ndihmuar djalin e tij me punë. Arriti të ndërtojë një shtëpi. Pas disa kohësh nipi u kthye në Shqipëri. Vëllai donte të ndërtonte disa sera dhe mua nuk më tha gjë sepse i vinte zor të më kërkonte. Këto sera nuk i ecën dhe ndodhet debitor me 24 milionë Lekë dhe banka do ti sekuestronte vilën. Fola me vëllanë dhe nuk më tregoi. Marr në telefon vëllanë e madh dhe ai më tregoi. Mora sërish vëllanë që do t’i sekuestonin shtëpinë dhe fillimisht nuk më tregoi. Kam ardhur brenda 12 orëve  dhe me paratë që kisha për familjen time kam shlyer borxhin e vëllait. Nuk i kam thënë asgjë, ia përfundova të gjithë borxhin. Nga turpi ai më ka lënë peng tapinë e shtëpisë ku jeton sot. Ma ka lënë mua derisa t’më kthejë mua borxhin. Vëllai im e ka bërë këtë vetëm se ne jemi familje shumë korrekte ndaj njëri-tjetrit. Kanë kaluar 4 vite dhe ai nuk më ka kthyer paratë dhe e ka vuajtur shumë këtë. Ndaj unë kam ardhur këtu për t’i thënë vëllait tim dhe djalit të tij Ervisit të jenë të lumtur dhe me mua nuk ka asnjë borxh. 24 milionë Lekët ia fal, nuk dua t’ia di fare. Sa më bëjnë vëllezërit nuk më bën leku”, tha Miranda.

Dhimitri i surprizuar nuk priste të shihte motrën dhe nuk i fshehu emocionet që përjetoi kur ajo i tha se nuk i ka asnjë borxh asaj.

Dhimitri: Më preve në besë. Më ka bërë surprizë mua ajo sepse me mua ka vuajtur shumë.

Miranda: Miti të më falësh 100 herë që të gënjeva. Të them të drejtën kam ardhur vetëm të të bëj ty të lumtur sot. Nuk dua të të shof dhe të dëgjoj të më thuash jam kokëulur para teje. Ti e more borxhin të ecje përpara. Motra ka sjellë me vete tapinë e shtëpisë. Vetëm korrektesa jote që nuk doje të ishe borxhli me mua ka bllokuar tapinë e shtëpisë në emrin tim. Vëlla i dashur ne jemi në prag të festave. Për Krishtlindje të urova me një mesazh, ndërsa sot motra të bën të lumtur dhe sa të jem gjallë nuk do t’iu le të vuani. Dua të marrësh një noter, shtëpia nga sot e tutje është e jotja dhe borxhi me mua është zero.

Dhimitri: Faleminderit. Motra bën për vëllain, vëllai s’para bën shumë për motrën./tvklan.al

 

Etiketa: borxhidhimitrika nje mesazh per tymotra


Ju sugjerojmë

7 vendet më të frikshme në botë
Life Style

7 vendet më të frikshme në botë

28 Tetor, 2025 4:59 pm
Zbulohet tuneli i mbushur me makina të vjedhura
Life Style

Zbulohet tuneli i mbushur me makina të vjedhura

26 Tetor, 2025 1:36 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 25 Tetor 2025

25 Tetor, 2025 11:09 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 19 Tetor, zbuloni shenjat me fat

19 Tetor, 2025 10:49 am
Policë robotë në rrugë? Propozimi për qytetin e “pushtuar” nga krimi ngjall reagime
Life Style

Policë robotë në rrugë? Propozimi për qytetin e “pushtuar” nga krimi ngjall reagime

18 Tetor, 2025 5:00 pm
“Emri im është Manchester United”, tifozi që ndryshoi identitetin e tij
Life Style

“Emri im është Manchester United”, tifozi që ndryshoi identitetin e tij

17 Tetor, 2025 6:01 pm
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
Kryesore

Horoskopi 12 Tetor, zbuloni shenjat me fat

12 Tetor, 2025 10:53 am
Parisi nderon Ismail Kadare me pllakë përkujtimore në bulevardin “Saint-Michel”
-Kulturë

Parisi nderon Ismail Kadare me pllakë përkujtimore në bulevardin “Saint-Michel”

10 Tetor, 2025 10:42 am
Çmimi i arit arrin nivelet më të larta që nga vitet ’70
Life Style

Çmimi i arit arrin nivelet më të larta që nga vitet ’70

8 Tetor, 2025 10:15 pm
VIDEO/Rama tallet me Trump në samitin e Komuniteti Politik Evropian,Macron e “godet”
Life Style

VIDEO/Rama tallet me Trump në samitin e Komuniteti Politik Evropian,Macron e “godet”

2 Tetor, 2025 12:10 pm
Para
Publikohen e-mailet dhe fotot, Meghan ka shpërndarë marijuanë në dasmë

Publikohen e-mailet dhe fotot, Meghan ka shpërndarë marijuanë në dasmë

Mbetet në burg bashkëpunëtori në vrasjen e 17- vjeçares, mohon përfshirjen

Mbetet në burg bashkëpunëtori në vrasjen e 17- vjeçares, mohon përfshirjen

Çfarë duhet të konsumoni natën e Vitit të Ri për fat dhe mirëqenie në 2019

Çfarë duhet të konsumoni natën e Vitit të Ri për fat dhe mirëqenie në 2019
















TE FUNDIT

Avionët izraelitë bombardojnë Gazën pasi Netanyahu urdhëroi sulme të fuqishme

Avionët izraelitë bombardojnë Gazën pasi Netanyahu urdhëroi sulme të fuqishme
28 Tetor, 2025

Aeroplanët luftarakë izraelitë kryen bombardime në Gazë të martën në mbrëmje, pasi kryeministri Benjamin Netanyahu e akuzoi Hamasin për shkelje...

Lexo më shumë

Futboll/ Rusia: Jemi gati të organizojmë Euro 2032 në vend të Italisë

Futboll/ Rusia: Jemi gati të organizojmë Euro 2032 në vend të Italisë
28 Tetor, 2025

Presidenti i Federatës Ruse të Futbollit, Alexander Dyukov, ka deklaruar se Rusia është e gatshme të marrë përsipër organizimin e Kampionatit...

Lexo më shumë

Mbi 2500 policë në aksion, 64 viktima nga operacioni kundër bandave në Brazil

Mbi 2500 policë në aksion, 64 viktima nga operacioni kundër bandave në Brazil
28 Tetor, 2025

64 persona kanë mbetur të vrarë në një operacion masiv policor kundër krimit të organizuar në Rio de Janeiro, ku...

Lexo më shumë

Vrasja në Berat/ Arrestohet autori, ishte fshehur në një shpellë

Vrasja në Berat/ Arrestohet autori, ishte fshehur në një shpellë
28 Tetor, 2025

Rreth 6 orë pas vrasjes së një 42-vjeçari në Kalanë e Beratit, policia lokale ka vënë në pranga autorin e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com