Një 46-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik të ndodhur ditën e sotme në rrugën rurale të fshatit Goraj, Perondi të Kuçovës.
Sipas policisë, shtetasi Leonard Pasho, 20 vjeç, duke drejtuar një motor ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurat e rrugës, ku për pasojë, shtetësja Miranda Pasho, 46 vjeçe e cila ishte pasagjere, ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
“Ne rrugën rurale të fshatit Goraj, Perondi, shtetasi L.P., 20 vjeç, duke drejtuar një motomjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurat e rrugës. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën, pasagjerja në motomjet shtetasja M.P., 46 vjeçe”, njofton policia./Opinion.al