Një 25-vjeçare ka mbetur e plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur pasditen e sotme në Mesopotam në Finiq.
Policia e Sarandës bën me dije se në aksident janë përfshirë një motor me drejtues shtetasin M. Z., 29 vjeç, i cili është përplasur me një mjet autobus me drejtues shtetasin V. Z., 55 vjeç.
Ndërkohë e plagosura A.D ishte pasagjere në motor dhe është jashtë rrezikut për jetën. Një grup hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.