Një 45-vjeçar ka humbur në jetën në Tiranë, ndërsa motomjeti me të cilin udhëtonte është përplasur me autobusin e linjës së Shkozës.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 24.04.2022, në Shkozë, një motomjet me drejtues ende të paidentifikuar, rreth 45 vjeç, është përplasur me autobusin e linjës së Shkozës, me drejtues shtetasin H. T., 60 vjeç.
Si pasojë e aksidentit drejtuesi i motomjetit, ka ndërruar jetë në spital.