Gjatë gjithë ditës moti paraqitet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta të cilat në të gjithë zonat malore sjellin reshje dëbore, por në sasi të pakta.
Orët e mbrëmjes sjellin përmirësim gradual të motit në të gjithë territorin shqiptar.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë ulje në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat minimale dhe maksimale nga -5°C deri në 13°C.
Era do të vijojë të fryjë deri mesatare, me shpejtësi prej 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor ndërsa në det do të vijojë dallgëzim 2 – 3 ballë./Opinion.al/