Moti i keq gjatë natës ka shkaktuar rënie masive dherash e gurësh në aksin Librazhd -Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Kthesave të Murrashit ” në një gjatësi prej 15 m i mbuluar nga inerte, mëngjesin e sotëm.
Mësohet se Policia Rrugore ndodhet në vendngjarje për disiplinimin e trafikut. Ndërkohë po punohet për hapjen e shpejtë të aksit rrugor të bllokuar.
Fatmirësisht nuk ka pasur dëme nga rrëshqitjet nga shpati i kodrës së Murrashit.