Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me motin e që ka përfshirë vendin.
Kreu i qeverisë shkuan në një postim në rrjetet sociale se autoritetet kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për mirëmbajtjen e rrugëve dhe rrjetit të energjisë elektrike.
“Me të gjitha kapacitetet në terren për menaxhimin e situatës së krijuar si pasojë e përkeqësimit të motit. Mbi 1500 punonjës të #OSSH, në 12 rajonet e vendit, janë angazhuar për të siguruar furnizimin me energji elektrike. Ndërkohë, #ARRSH ka mobilizuar të gjitha grupet e punës për të siguruar mbajtjen hapur të akseve rrugore dhe garantuar siguri në lëvizje. Ftojmë qytetarët të evitojnë lëvizjen e pa nevojshme, deri në normalizimin e situatës. Puna në terren po vijon në çdo zonë ku janë raportuar problematika”, shkruan Rama.