Aktualitet

Moti i keq, probleme me rrëshqitjen e gurëve në disa akse në Gjirokastër


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:10 - 29/11/21 |
Opi Nion

Moti i keq i cili ka përfshirë vendin tonë ka sill probleme në disa rrugë në Gjirokastër. Mësohet se gjatë orëve të mbrëmjes ka dale nga shtrati përroi i Lënxës në fshatin Lazarat duke krijuar probleme në qarkullimin e njerëzve dhe makinave që lidhin dy lagjet kryesore të këtij fshati.

Punonjësit e Ndërmarrjes së Shërbimeve kanë punuar me skrep për të hequr inertet që kishin bllokuar rrugën dhe para pak situata është normalizuar.

Ndërsa problematike qëndron situata në aksin rural Kolonjë-Golem ku inertet e rëna nga lartësitë si pasoje e shirave, kane krijuar bllokimin e rrugës.

Momentalisht banoret e Golemit gjenden të izoluar nga pjesa tjetër e vendit. Ndërkohë disa fshatra në Tepelenë dhe Memaliaj kanë probleme me furnizimin me energji elektrike./ Opinion.al

Pas