Dëme të pariparueshme u shkaktuan në Kretë nga moti i keq vdekjeprurës i cili tani po shtrihet më në lindje, drejt Karpathos, Kasos, Rodos, Halki dhe Kastellorizo. Një burrë ka humbur jetën pasi automjeti i tij u përfshi nga një përrua dhe përfundoi në det në Agia Pelagia të Kretës. Njëkohësisht nuk dihet fati i pasagjerit të makinës, një grua e cila rezulton e zhdukur. Kërkimet u kryen nga ekipet e shpëtimit të zjarrfikësve përgjatë vijës bregdetare si dhe me dron nga ajri.
Gruaja ndodhej në të njëjtin mjet me 50-vjeçarin, megjithatë, ajo duket se ka arritur të dalë nga makina në momentin e fundit. Pavarësisht kësaj, fati i saj mbetet i panjohur, me shpresat për ta gjetur të gjallë.
Në të njëjtën kohë, banorët e Kasos, Karpathos, Rodos, Halki dhe Kastellorizo kanë marrë një mesazh nga 112 për fenomene të rrezikshme të motit.
Pasditen e së shtunës, Mbrojtja Civile paralajmëroi banorët në pesë ishujt që të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve, pasi ka parashikime për fenomene moti potencialisht të rrezikshme për 24 orët e ardhshme./Opinion.al