Moti i keq ka bërë që linja e trageteve Durrës-Bari-Durrës dhe Vlorë-Brindisi-Vlorë të pezullohen për këtë të hënë.
Drejtoria e Përgjithshme Detare tha se për të paktën një ditë është pezulluar lundrimi i varkave të vogla dhe mjeteve të peshkimit, për shkak të kushteve të vështira të motit.
Drejtoria e Përgjithshme Detare njoftoi se si rezultat i erërave të forta me drejtim jug-jugperëndim dhe veriperëndim, në datën 7 shkurt 2022 deri më 8 shkurt 2022 moti në gjithë bregdetin shqiptar do të jetë përkeqësuar.
“Bregdeti shqiptar do të përfshihet nga era me shpejtësi deri në 33 milje në orë dhe lartësia e dallgës së detit arrin në 2.8-3.5 m dhe forca e detit 5-6 deri 7-8 ballë. Kushtet e motit përmirësohen në datën 9 shkurt 2022 pas orës 6 të mëngjesit”,-tha Drejtoria.