Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar nga moti i keq që ka përfshirë mbarë vendin.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai u shpreh se policia, ARRSH dhe njësitë e qeverisjes vendore janë në krye të detyrës për garantimin e sigurisë, pastrimin dhe mbajtjen hapur të rrugëve.
“Reshjet e shumta të dëborës po krijojnë vështirësi në qarkullimin rrugor në disa zona të vendit. Policia e Shtetit, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe njësitë e qeverisjes vendore janë në krye të detyrës për garantimin e sigurisë, pastrimin dhe mbajtjen hapur të rrugëve”, shkruan Balla.