Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Moti i keq/ Ngricat dhe bora, shkaktojnë vështirësi në të gjithë vendin

2017/12/19 at 4:52 PM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Moti i keq/ Ngricat dhe bora, shkaktojnë vështirësi në të gjithë vendin

Temperaturat e ulta, bora dhe ngricat e kanë detyruar policinë të bllokojë disa segmente rrugore për shkak se drejtuesit e mjeteve kanë hasur vështirësi në qarkullim. Reshjet e dëborës kanë shkaktuar kështu vështirësitë e para nga jugu në veri, ku Qafë Thora mbetet e bllokuar duke izoluar banorët e Thethit.

Po ashtu është vështirësuar qarkullimi i mjeteve në Qafën e Llogarasë. Trashësia e dëborës aty arrin deri në 20 cm dhe lëvizja e mjeteve bëhet vetëm me zinxhirë. Rruga ishte e bllokuar gjatë orëve të natës dhe lëvizja në këtë aks nisi vetëm pas ndërhyrjes së firmës nënkontraktore që hodhi kripë e skorje.

Gjatë orëve të mbremjes së të hënës, dëbora nisi edhe në qytetin e Korçës. Në mëngjesin e së martës u shfaqën vështirësi momentale në disa rrugë, por të gjithë janë të kalueshme. Në Dardhë, dëbora ka arritur deri në 15 cm, ndërsa në Voskopojë deri në 10 cm. Drejt ketyre zonave malore në disa pjesë kërkohet përdorimi i zinxhirëve. Por problemi më i madh tashmë janë ngricat në rrugë pas uljes së ndjeshme të temperaturave

Borë në male e akull në rrugë ka edhe në qarkun e Dibrës. Drejt zonave Rurale Ostren, Trebisht e Krastë udhëtohet vetëm me zinxhirë, pasi trashësia e dëborës arrin disa cm. Në rrugët nacionale Peshkopi Bulqizë – Klos, Burrel nuk ka probleme. Policia e Dibrës ndërkohë ka shtuar forcat e shërbimit në akset rrugore opër tu ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve .

Në efektin e temperaturave të ulta e reshjeve të dëborës mbetet edhe qarku i Kukësit. Lartësia e borës varion në akset rrugore nga 3 cm deri në 15 cm në rajonin e Tunelit Kalimash dhe 10 cm në Valbonë. Aktualisht të gjitha akset rrugore që përshkojnë Qarkun e Kukësit janë të qarkullueshme pa zinxhirë. Në të gjithë qarkun janë vënë në punë 14 borëpastruese 3 fadromë, për mbajtjen në gadishmëri të këtyre akseve.  Ndërkohë në Tropojë vijojnë kërkimet për të gjetur trupin e Gentian Bajram Zallin i cili dyshohet se është veteflijuar duke u hedur në lum pasi pak ditë më parë iu dogj banesa në Tropojë

Në qarkun e Shkodrës mbetet e bllokuar Qafë Thora ku trashësia e dëborës arrin në 50 cm. Në zonat e tjera malore të Malësisë së Madhe, dëbora arrin deri në 15 cm, por rrugët janë të kalueshme. Reshje debore ka edhe në pukë por nuk raportohen problematika.

Etiketa: BoraMoti i keqNgricatshqiperi

Ju sugjerojmë

Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI
Kryesore

Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI

22 Nëntor, 2025 9:19 pm
Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma
Aktualitet

Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma

22 Nëntor, 2025 8:43 pm
Përmbyten disa qarqe, reshjet i marrin jetën një personi në Korçë
Aktualitet

Përmbyten disa qarqe, reshjet i marrin jetën një personi në Korçë

22 Nëntor, 2025 3:05 pm
GJKKO konfirmon pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut
Kronikë

GJKKO konfirmon pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut

22 Nëntor, 2025 2:52 pm
Moti i keq në qarkun e Lezhës, reshjet krijojnë vështirësi në tre bashki
Aktualitet

Moti i keq në qarkun e Lezhës, reshjet krijojnë vështirësi në tre bashki

22 Nëntor, 2025 2:42 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Çift i moshuar përfundon në spital, dhëndri i dha valium, më pas i vodhi shtëpinë

22 Nëntor, 2025 1:28 pm
Balluku rikthehet në GJKKO, prej rreth dy orësh në seancë
Aktualitet

Balluku rikthehet në GJKKO, prej rreth dy orësh në seancë

22 Nëntor, 2025 1:02 pm
Moti i keq/ Me dhjetëra familje të bllokuara në juglindje
Aktualitet

Moti i keq/ Me dhjetëra familje të bllokuara në juglindje

22 Nëntor, 2025 12:04 pm
Ndotet uji i pijshëm, bashkia e Kolonjës: Mos e përdorni për konsum
Aktualitet

Ndotet uji i pijshëm, bashkia e Kolonjës: Mos e përdorni për konsum

22 Nëntor, 2025 11:54 am
Osumi del nga shtrati, dëme të mëdha në banesa e bujqësi
Aktualitet

Osumi del nga shtrati, dëme të mëdha në banesa e bujqësi

22 Nëntor, 2025 11:06 am
Para
Historia e pabesueshme e çiftit/ Sollën në jetë fëmijën e vdekur vetëm për të bërë të mundur dhurimin e organeve

Historia e pabesueshme e çiftit/ Sollën në jetë fëmijën e vdekur vetëm për të bërë të mundur dhurimin e organeve

Rreziku i kalimit nga regjimi mediatik te narkoregjimi

Lubonja: Ajo që ndodhi dje në Kuvend, ishte deshtimi i reformës në drejtësi

Meri Shehu bën parashikimin e madh përpara festave, ja çfarë do ndodh me të gjithë shenjat

Meri Shehu bën parashikimin e madh përpara festave, ja çfarë do ndodh me të gjithë shenjat

TE FUNDIT

Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?

Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?
22 Nëntor, 2025

Shumë njerëz nuk mbyllin dot sytë në një dhomë krejt të qetë, u duhet patjetër televizori, muzika e qetë, tingulli...

Lexo më shumë

Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI

Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI
22 Nëntor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është zgjedhur Zv.President i CDI, Unionit më të madh të partive të qendrës së...

Lexo më shumë

Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma

Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma
22 Nëntor, 2025

Bashkia Pogradec, në bashkëpunim me Emergjencat Civile, ka nisur shpërndarjen e paketave me ndihma ushqimore për familjet e prekura nga...

Lexo më shumë

Zelensky: Parandalimi i pushtimit të tretë rus është rruga e vetme drejt paqes

Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
22 Nëntor, 2025

Volodymyr Zelenskyy thotë se paqja mund të arrihet vetëm duke garantuar që Rusia nuk mund të nisë një pushtim të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com