Aktualitet

Moti i keq në Vlorë/ Pezullohet lundrimi detar për peshkarexhat



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:30 - 17/01/23 |
Opi Nion

Moti i keq vijon në qytetin e Vlorës. Fatmirësisht deri më tani nuk raportohet për problematika apo dëme materiale.

Lundrimi detar për mjetet e vogla lunduese dhe mjetet e peshkimit do të vijojë të mbetet i pezulluar deri në datën 19 janar.

Ndërkohë tragetet e linjës kanë vazhduar punën normalisht. Ditën e sotme ka mbërritur një tjetër traget me pasagjerë të cilët kanë zbarkuar në port pa probleme.

Bashkia e qytetit ka bërë thirrje që qytetarët të shmangin lëvizjet e tepërta dhe që drejtuesit e makinave të sigurojnë automjetet në zona ku mund të jenë të mbrojtura nga dëmtimet e mundshme.

Po ashtu, kapiteneria ka apeluar pronarët e varkave që t’i sigurojnë ato në triportin e Vlorës për të shmangur dëmet.

Pas