Autoriteti Portual Durrës njofton se mbrëmjen e sotme nuk do të ketë nisje nga Porti i Durrësit drejt Barit dhe anasjelltas, pasi pritet rritje e forcës së erës dhe valëzimit në det të hapur.
Referuar parashikimeve të autoriteteve detare forca e erës do të shkojë deri në 30 m/s, ndërsa dallgëzimi në det të hapur do të variojë nga 7-8 bft.
Ndërkaq njoftohet se lundrimet drejt Ankonës do të vijojnë normalisht.
“Njoftim mbi anulimin e përkohëshëm të lundrimeve
20 tetor 2023
Si pasojë e motit të paqëndrueshëm që pritet të përfshijë rajonin e Adriatikut, kompanitë e lundrimeve kanë njoftuar se mbrëmjen e sotme do të pezullohen lundrimet e trageteve nga Durrësit drejt Barit(Itali) dhe anasjelltas.
Referuar parashikimeve të autoriteteve detare forca e erës do të shkojë deri në 30 m/s, ndërsa dallgëzimi në det të hapur do të variojë nga 7-8 bft.
Jemi në vigjilencë të plotë për monitorimin e situatës deri në rikthimin në normalitet të kushteve të motit.
*Lundrimet drejt Ankonës do të vijojnë normalisht”-thuhet në njoftim.