Policia e Tiranës ka arrestuar një 23-vjeçar i cili mori peng një minorene, të cilën edhe e ka dhunuar.
Mësohet se autori B. Ll., është arrestuar në Xhafzotaj të Durrësit. 23-vjeçari ka marrë me forcë në automjetin e tij 17-vjeçaren me të cilën kishte një lidhje si dhe ka ushtruar dhunë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.