Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Morën peng dy vëllezër për 10 mijë euro, ja si do ta paguajnë autorët

2017/04/24 at 5:27 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Morën peng dy vëllezër për 10 mijë euro, ja si do ta paguajnë autorët

Gjykata e Krimeve të Rënda ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar një grup prej shtatë personash të akuzuar për pengmarrjen e dy vëllezërve në Shkodër, në vitin 2015, për shkak të “pazareve të drogës”, shkruan “Panorama”.


Pak ditë më parë, Gjykata e Krimeve të Rënda ka mbyllur procesin gjyqësor ndaj shtetasve Pllumb Dushku, Pal Dushku, Francesk Vala, Lekë Shkrepa, Tomë Shkrepa dhe Kolë Dushku.

Ata ishin akuzuar nga Prokuroria për kryerjen e veprave penale të “heqjes së paligjshme të lirisë”, në bashkëpunim, “rrëmbim dhe mbajtje peng e personit”, në bashkëpunim, “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si dhe “mbajtja pa leje e armëve luftarake”.

Tom-Shkrepa

(Tome Shkrepa)

Gjashtë të pandehurit janë akuzuar nga Prokuroria se kanë marrë e kanë mbajtur peng dy vëllezër pas përplasjeve e konfliktit që kanë pasur me ta për çështje droge. Sipas Prokurorisë, shtetasit Tomë Shkrepa, Lekë Shkrepa dhe Kol Dushku akuzohen për pengmarrje në bashkëpunim dhe kërcënimin me jetë të dy vëllezërve Avni dhe Sulltan Kuçaj.

Nga hetimet e Prokurorisë ka rezultuar se Sulltan Kuçaj dhe vëllai i tij, më datë 21 nëntor 2015, janë takuar me shtetasit Pllumb Dushku, Tomë Shkrepa dhe Lekë Shkrepa në një lokal në fshatin Golem.

Pal-Dushku

Aty ka ndodhur një debat i fortë për një shumë prej 10 mijë eurosh që Pëllumb Dushku ua kërkonte dy vëllezërve Kuçaj, njëri prej të cilëve kishte qenë ndërmjetës për blerjen e një sasie droge nga një shtetas malazez. Pllumbi ka marrë peng Sulltanin, ndërsa Avniun e la të lirë si garanci për gjetjen e parave, duke i kërkuar të dorëzonte shumën në fjalë, nëse donte lirimin e të vëllait.

Tre të arrestuarit e tjerë, Tomë e Lekë Shkrepa dhe Kolë Dushku, akuzohen se kanë shoqëruar pengun deri në dorëzimin e tij Pal Dushkut.

Prokuroria ka bërë me dije se në kërkim për këtë ngjarje janë edhe katër persona të tjerë, Pal e Pëllumb Dushku dhe Françesk Vala e Zef Gjergji, të cilët e mbajtën Sulltan Kuçajn të izoluar në një stan në fshatin Plan të Dukagjinit.

DËNIMET

Sipas vendimit të dhënë pak ditë më parë nga Gjykata e Krimeve të Rënda, shtetasi Pllumb Dushku është dënuar me 9 vjet e 4 muaj heqje lirie me akuzat e “rrëmbimit të personit”, në bashkëpunim, “heqjes së paligjshme të lirisë”, në bashkëpunim dhe “prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”.

Ndërkohë, shtetasi tjetër Pal Dushku është dënuar me 8 vjet burg për akuzat e “rrëmbimit të personit”, kryer në bashkëpunim, dhe “prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe e municionit”. Gjykata ka dënuar me 8 vjet burg për të njëjtat akuza edhe shtetasin Françesk Vala, i akuzuar për rrëmbim në bashkëpunim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake.

Gjashtë vite dënim janë dhënë nga Gjykata për shtetasin Lekë Shkrepa, i cili është fajësuar për akuzat e rrëmbimit të personit, heqje të paligjshme të lirisë. Për të akuzuarin Tomë Shkrepa, Gjykata ka dhënë një dënim prej nëntë vitesh burg me akuzat për rrëmbim personi e heqje të paligjshme të lirisë.

I pandehuri i fundit, shtetasi Kolë Dushku, ka marrë një dënim prej gjashtë vitesh burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Gjatë procesit, avokatët e të pandehurve nuk i kanë pranuar disa prej akuzave të ngritura ndaj klientëve të tyre, duke kërkuar për ta pafajësi./.T.Sokolaj/

Burimi: Panorama

Etiketa: dy vellezermoren pengPAGESApazaret e droges


Ju sugjerojmë

“Safet Bajri ka kërkuar të dëgjohet në Grupin e PS”, Bardhi: Rektori i Universitetit Bujqësor kërkoi strehim te ju 
Kryesore

“Asnjë deputet në komisionet parlamentare”, mesazhi i Bardhit për deputetët e PD-së

9 Nëntor, 2025 9:35 pm
Dalin rezultatet e para të Exit poll-eve në Kosovë, Përparim Rama merr Prishtinën
Kryesore

Dalin rezultatet e para të Exit poll-eve në Kosovë, Përparim Rama merr Prishtinën

9 Nëntor, 2025 9:19 pm
Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, pjesëmarrje e ulët
Aktualitet

Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, pjesëmarrje e ulët

9 Nëntor, 2025 6:20 pm
Arrihet marrëveshja PS-PD për Reformën Zgjedhore, 2/3 e listës pa herës! 1/3 të emrave i cakton kryetari i partisë 
Aktualitet

Zgjedhjet e pjesshme/14.46% e qytetarëve pjesëmarrës në votim deri në orën 12:00

9 Nëntor, 2025 1:09 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 9 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

9 Nëntor, 2025 12:34 pm
Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara
Bota

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara

8 Nëntor, 2025 10:22 pm
Publikohet raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR: Partia në pushtet përfitoi nga…
Kryesore

Zgjedhje në 5 bashki, shpërndahet baza materiale nëpër KZAZ

8 Nëntor, 2025 9:19 pm
Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës
Kryesore

Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës

8 Nëntor, 2025 6:00 pm
Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?
Bota

Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?

8 Nëntor, 2025 3:24 pm
Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse
Bota

Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse

8 Nëntor, 2025 2:01 pm
Para
Foto-Video/ Opozita në aksion, ora 11:00 bllokohen rrugët

Protesta e PD-së, reagon policia: Procedim penal për organizatorët

Shtohen prenotimet për pushime në Shqipëri

Pushimet tuaja ideale bazuar në shenjën e horoskopit

Greqi, të paktën 16 refugjatë të mbytur. 4 gra dhe një fëmijë

Greqi, të paktën 16 refugjatë të mbytur. 4 gra dhe një fëmijë
















TE FUNDIT

“Asnjë deputet në komisionet parlamentare”, mesazhi i Bardhit për deputetët e PD-së

“Safet Bajri ka kërkuar të dëgjohet në Grupin e PS”, Bardhi: Rektori i Universitetit Bujqësor kërkoi strehim te ju 
9 Nëntor, 2025

Partia Demokratike ka vendosur të bojkotojë ditën e hënë çdo komision parlamentar, ndërsa është njoftuar mbledhje e grupit në orën...

Lexo më shumë

Dalin rezultatet e para të Exit poll-eve në Kosovë, Përparim Rama merr Prishtinën

Dalin rezultatet e para të Exit poll-eve në Kosovë, Përparim Rama merr Prishtinën
9 Nëntor, 2025

Kanë dalë tashmë rezultatet e para të votimit për zgjedhjet lokale në Kosovë, në raundin e dytë të  tzre. Sipaas...

Lexo më shumë

Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, pjesëmarrje e ulët

Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, pjesëmarrje e ulët
9 Nëntor, 2025

Ora 18:00 ka shënuar zyrtarisht mbylljen e procesit zgjedhor në 5 bashki të vendit ku u mbajtën zgjedhjet e pjesshme...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e pjesshme/14.46% e qytetarëve pjesëmarrës në votim deri në orën 12:00

Arrihet marrëveshja PS-PD për Reformën Zgjedhore, 2/3 e listës pa herës! 1/3 të emrave i cakton kryetari i partisë 
9 Nëntor, 2025

Vijon procesi i votimi në 5 bashkitë e vendit që po mbajnë sot zgjedhjet lokale. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com