Kronikë

Morën peng dhe dhunuan 31-vjeçarin, arrestohen dy persona


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:40 - 15/04/22 |
Opi Nion

Policia ka arrestuar dy persona të cilët morën pengnjë 31-vjeçar dhe më pas e dhunuan për shkak të një borxhi.

Në pranga ka rënë; Shkëlqim Koçeku, 37 vjeçbanues në Tiranë, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” duke përdorur torturën, kryer në bashkëpunim dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”; Denalda Çezma 37 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë” duke përdorur torturën, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, policia ka shpallur në kërkim e bashkëpunëtorit të tyre, Sulltan Piraci, 30 vjeç, banues në Paskuqan, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë” duke përdorur torturën, kryer në bashkëpunim.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë marrë peng shtetasin Ermil Sorra, për shkak të një borxhi që shtetasja Denalda Çezma, i kishte shtetasit Ermil Sorra. Po ashtu, ai është dhunuar në banesën e Denalda Çezmës.

Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se Shkëlqim Koçeku, kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Pas