Deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur mesditën e sotme në SPAK, për zbatimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.
“Ato videot i qani”, i ka thënë deputetja gazetarëve para se të hynte në SPAK.
Kryemadhi i është referuar videove të saj që janë bërë virale në rrjete sociale.
Kujtojmë se GJKKO ka caktuar ndaj Monika Kryemadhit masës e sigurisë detyrim paraqitje, pasi po hetohet nga SPAK për tre akuza pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish në lidhje me dosjen e CEZ DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA.
Po për këtë dosje po hetohet bashkëshorti i saj, Ilir Meta, me të cilin është në proces divorci. Aktualisht Ilir Meta ndodhet në qeli, pasi ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.