Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Monika Kryemadhi: Nuk ka kthim pas, pse po lëmë mandatet

2019/02/21 at 11:38 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka folur në protestën e opozitës përballë Parlamentit. Kryemadhi ka thënë se nuk ka kthim pas dhe se qëllimi i djegies së mandateve është shkëputja e shtetit nga krimi.


“Djegia e mandateve tona nuk ka të bëjë me pozicionet politike, ka të bëjë me fundin e tranzicionit që po kalon Shqipëria. Ne do të ndërtojmë shtetin, institucionet. Ne japim fjalën se nuk ka më kthim pas, sepse do të na mallkojnë fëmijët tanë”, ka thënë ndër të tjera Kryemadhi.

Fjala e Monika Kryemadhit:

Zoti shpëtoftë Shqipërinë. Zoti i rujt shqiptarët kudo që janë. Rama ik, Rama ik, Rama ik! Të dashur motra dhe vëllezër, të dashur vëllezërit tanë policë, që sot i kanë vendosur para prindërve, motrave, vëllezërve të tyre, ata polic që rrogat e tyre janë 300 mijë lekë të vjetra sa kushton një kollare e Edi Ramës, nuk mund të jenë përballuesit e dhunës. Ata policë që janë njëlloj si të gjithë shqiptarët, që vuajnë, që paguajnë faturën e energjisë elektrike njëlloj si ju, më shtrenjtë se çdo herë tjetër. Ata policë paguajnë njëlloj si ju ujin, librat e shkollës së fëmijëve, kanë hedhur letrat e legalizimeve dhe Edi Rama përdor uniformën për t’i shfrytëzuar. Mandatet tona janë për ata policë që duan Shqipërinë. Mandatet tona nuk janë më mandate të narkoshtetit. Nuk janë më fasadë e narkoshtetit. Sot mandatet tona janë mandate të shqiptarëve, janë mandate për t’u rikthyer në 1990 për të thirrur së bashku “liri, demokraci”. Sot janë mandatet e unazës së re, janë mandatet e minatorëve, të naftëtarëve, janë mandatet e atyre studentëve që në mënyrën më të bukur i nxorrën bojën shtetit të kalbur të Edi Ramës. Nëse në çdo vend demokratik, nëse një kryeministër, apo deputet, do të faktoheshe nga prokuroria se votat e tyre janë blerë me paratë e drogës, të jeni të bindur se jo vetëm do të ishin në burg, por do kishin djegur çdo cep institucioneve të narkoshtetit. Djegia e mandateve tona nuk ka të bëjë me pozicionet politike, ka të bëjë me fundin e tranzicionit që po kalon Shqipëria. Ne do të ndërtojmë shtetin, institucionet. Ne japim fjalën se nuk ka më kthim pas, sepse do të na mallkojnë fëmijët tanë. Do na mallkojë shprti i qindra mijërave shqiptarë. Rama ka ikur, po të ishte i fortë do të ishte në atë sallë. Po të ishte i fortë nuk do ikte si Arafati, që çdo ditë nuk rri në asnjë vend. Prandaj ju bëj thirrje, që ky kryeministër nuk mund të mbajë në dorë të ardhmen e shqiptarëve. Secili nga ne ka një mision dhe misioni është shumë i qartë: Të largojmë krimin, të ndajmë politikën nga krimi dhe droga dhe t’i kthejmë lirinë shqiptarëve, t’i kthejmë identitetin vendit tonë./Opinion.al



Ju sugjerojmë

Media amerikane: Shqipëria mes vendeve më të vlerësuara evropiane për të vizituar
Aktualitet

Media amerikane: Shqipëria mes vendeve më të vlerësuara evropiane për të vizituar

14 Nëntor, 2025 9:02 am
Parashikimi i motit, 1 shtator 2023
Kryesore

Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

14 Nëntor, 2025 9:00 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 14 nëntor 2025

14 Nëntor, 2025 8:01 am
Armand Duka: Të fitojmë ndaj Anglisë për të kapur vazon e dytë
Sport

Armand Duka: Të fitojmë ndaj Anglisë për të kapur vazon e dytë

13 Nëntor, 2025 11:44 pm
Shqipëria mposht Andorrën, Asllani na hap dyert e “playoff”-it të Botërorit
Kryesore

Shqipëria mposht Andorrën, Asllani na hap dyert e “playoff”-it të Botërorit

13 Nëntor, 2025 10:36 pm
Kuqezinjtë kalojnë në avantazh ndaj Andorrës
Kryesore

Kuqezinjtë kalojnë në avantazh ndaj Andorrës

13 Nëntor, 2025 10:15 pm
Pjesa e parë Andorrë-Shqipëri mbyllet pa gola
Kryesore

Pjesa e parë Andorrë-Shqipëri mbyllet pa gola

13 Nëntor, 2025 9:35 pm
Elbasan/ Mbytet 40-vjeçarja në Shkumbin, policia ndërhynë për nxjerrjen e trupit
Kronikë

Elbasan/ Mbytet 40-vjeçarja në Shkumbin, policia ndërhynë për nxjerrjen e trupit

13 Nëntor, 2025 9:15 pm
Publikohet formacioni zyrtar, Sylvinho me “tredhëmbësh” për 3 pikët ndaj Andorrës
Kryesore

Publikohet formacioni zyrtar, Sylvinho me “tredhëmbësh” për 3 pikët ndaj Andorrës

13 Nëntor, 2025 7:41 pm
Presidenti i Sirisë-Izraelit: Asnjë tërheqje e trupave pa marrëveshje finale
Bota

Presidenti i Sirisë-Izraelit: Asnjë tërheqje e trupave pa marrëveshje finale

13 Nëntor, 2025 6:12 pm
Para
Beyonce dhe Jay-Z tërheqin Grammy-n me një mesazh special për Megan Markle

Beyonce dhe Jay-Z tërheqin Grammy-n me një mesazh special për Megan Markle

Basha në protestë: I them botës se nuk jemi popull i dhunës

Basha në protestë: I them botës se nuk jemi popull i dhunës

Basha dorëzon mandatet në Kryesinë e Kuvendit

Basha dorëzon mandatet në Kryesinë e Kuvendit
















TE FUNDIT

Media amerikane: Shqipëria mes vendeve më të vlerësuara evropiane për të vizituar

Media amerikane: Shqipëria mes vendeve më të vlerësuara evropiane për të vizituar
14 Nëntor, 2025

Eksplorimi i botës shpesh na çon në destinacione të njohura, por ekziston një univers i tërë vendesh sekrete që presin...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Parashikimi i motit, 1 shtator 2023
14 Nëntor, 2025

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe...

Lexo më shumë

Horoskopi, 14 nëntor 2025

Horoskopi, 1 shtator 2023
14 Nëntor, 2025

Dashi Çështjet e vështira do t’ju godasin rëndë në një nivel personal. Mund të përpiqeni ta bindni veten të mos...

Lexo më shumë

Armand Duka: Të fitojmë ndaj Anglisë për të kapur vazon e dytë

Armand Duka: Të fitojmë ndaj Anglisë për të kapur vazon e dytë
13 Nëntor, 2025

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka pas ndeshjes deklaroi se Kombëtarja do të përpiqet të kapë vazon e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com