Policia gjermane ka qëlluar dhe vrarë në mes të rrugës një shtetas turk me probleme të shëndetit mendor, i cili mbante një thikë në dorë dhe ngriti alarmin te komuniteti lokal.
Ngjarja ka ndodhur në landin e Baden-Württemberg kur policia u njoftua për një krim në zonë. Autoritetet gjetën 49-vjeçarin Ertekin Ocakan gjysmë të zhveshur dhe duke mbajtur një thikë në dorë.
Oficerët e paralajmëruan vazhdimisht 49-vjeçarin që të hidhte thikën, por iu desh ta qëllonin katër herë kur ai i sulmoi. Özkan u plagos rëndë dhe vdiq në spitalin ku u dërgua.
Vajza e të ndjerit tha më pas për mediat se babai i saj kishte probleme të shëndetit mendor dhe policia ishte në dijeni të këtij fakti, ndaj sipas saj i ati është viktimë e një vrasjeje.
Ndërkohë, banorët vendas mbrojnë veprimet e policisë duke thënë se 49-vjeçari ishte duke u rehabilituar pasi ka qenë përdorues droge, por kishte filluar të përdorte sërish.
Por, ndërkohë në Turqi ka zemërim për ekzekutimin e 49-vjeçarit dhe konsulli i përgjithshëm i Turqisë në Karlsruhe shkoi me urgjencë në Mannheim, pas incidentit.
🔴 #Almanya’nın Mannheim kentinde 49 yaşındaki Türk vatandaşı Ertekin Özkan elinde bıçak olduğu için polis tarafından vurularak öldürüldü.
Hassas içerikli haberler sadece @KaotikMedya kanalımızda paylaşılıyor. pic.twitter.com/qipTZaeP3I
— Kaotik Medya (@kaotikmedya) December 25, 2023
Almanya’nın Mannheim kentinde 49 yaşındaki Ertekin Özkan elinde bıçak’la polis’in üzerine yürüyünce vurularak öldürüldü. pic.twitter.com/1ttQvO3zgL
— Ekşioģlu (@Mustafa83468802) December 25, 2023