Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme gjatë ndeshjes Danimarkë- Finlandë.
Futbollisti danez Eriksen ka pësuar atak kardiak në fushë gjatë ndeshjes.
Nga pamjet duket se Eriksen nuk ka pasur pranë asnjë futbollistë, ndërkohë që pak metër, përballë tij ka qenë një tjetër lojtar i cili do t’i pasonte topin.
Menjëherë në fushë kanë ardhur mjekët dhe kanë dhënë ndihmën e parë, ndërsa më pas Eriksen është dërguar në spital, ku mësohet se gjendja është e stabilizuar.
Ndeshja mes dy skudrave është ndërprerë dhe nuk do të luhet sot./Opinion.al