Gjatë rrëfimit të Big Mamës për prapaskenat e xhirimeve në Kapadokia, nuk munguan të qeshurat. Duke qenë se Big Mama është shqiptare e Maqedonisë së Veriut, përdorimi i disa termave ndryshon nga gjuha standarde.
Përveçse biseda në “Rudina” në Tv Klan u kthye në një ‘gjëegjëzë’ të këndshme, tregimit të saj iu shtuan edhe batuta me shumë humor.
Big Mama: Aq e lodhur isha, 48 orë pa gjumë dhe them a ta lëmë për nesër se ishim 3 ditë në Kapadokia. S’di se si u bë se duhej të vinte makina, pjesa e sallonxhakut, i thoni sallonxhak? Luhatëse.
Rudina Magjistari: Ah, lëkundëse.
Big Mama: Lëkundëse.
Rudina Magjistari: Lisharëse.
Big Mama: Lisharëse.
Rudina Magjistari: Lisharëse apo shilarëse se nuk e dimë si është e sakta, por e di.
Big Mama: Kjo, ça është kjo, si i thoni? Lisharës?
Rudina Magjistari: Tani o lisharës o shilarës, unë akoma s’e kam të qartë.
Big Mama: Po i them unë si i them, luhatëse. A t’i them sallonxhak?
Rudina Magjistari: Pra duhej të vinte edhe kjo, duhej të organizohej e gjitha?
Big Mama: Po, por prapë nuk e di se si i thoni asaj që kap… t’i them maqedonisht si i themi ne, vilushkar.
Rudina Magjistari: Dhe çfarë është kjo?
Big Mama: Mos qeshni! (I drejtohet zonjave të publikut). Ajo pjesa e “vilush” e di pse qeshni, por s’e them.
Rudina Magjistari: Ma përshkruaj pak çfarë është kjo?
Big Mama: Ajo që mban…
Rudina Magjistari: Mos është ajo rrjeta që të pret nëse bie?
Big Mama: Jo rrjeta, por ajo si bager, një lloj bageri që të ngre lart e të mban…
Rudina Magjistari: Balonë? Koshi? Vinç?
Big Mama: Vinç, vinç!/tvklan.al