Protestuesit dhe deputetët e PD-së janë zhvendosur nga Kryeministria për në selinë e Partisë Socialiste.
Ata kanë hedhur molotovë drejt ndërtesës, ku si fillim ka marrë flakë hyrja e saj e më pas foto e kryeministrit Edi Rama.
Molotovët janë hedhur njëri pas tjetrit në disa vende të ndryshme.
Ndërkohë forcat policore janë përpjekur menjëherë të fikin zjarret dhe të vënë nën kontroll situatën.