Në fjalën e tij në Kuvend Gazment Bardhi ka deklaruar se grupi parlamentar i Partisë Demokratike, ka paraqitur katër amendamente. Gjithashtu analizoi risitë e këtij viti, që sipas tij kanë të bëjnë me ; “të falen të gjithë protestuesit, së dyti asnjë anëtar i krimit të organizuar nuk përfiton nga amnistia dhe gjithashtu risia e tretë; asnjë subjekt i dënuar nga gjykata e posaçme apo që është në ndjekje penale nga prokuroria e posaçme nuk përfiton nga amnistia”.
“Amnistinë do ta bëjmë kur të vijë momenti. Pikë e parë e rendit të ditë duhet të jetë interpelanca me Ramën për aferën e drogës në Xibrakë. Çdo deputet ka të drejtë të paraqesë amendamente që botohen në seancë plenare. Grupi parlamentar i PD ka paraqitur katër amendamente. Kuvendi duhet të ketë mundësi të bëjë shqyrtime me përgjegjshmëri. Kuvendi ka shpallur si prioritet kombëtar dhënin fund të pandëshkueshmerisë, dhe si në amendamentin e propozuar nga grupi parlamentar i PD ka tre risi, ndryshe nga periudhat e shkuara. Ato janë; falen të gjithë protestuesit, së dyti asnjë anëtar i krimit të organizuar nuk përfiton nga amnistia dhe risia e tretë; asnjë subjekt i dënuar nga gjykata e posaçme apo që është në ndjekje penale nuk përfiton nga amnistia. Shqiptarët duhet të dinë që me amendamentin tonë asnjë person zyrtar, i lartë i dënuar për korrupsion abuzim me tendera shpërdorime me tendera nuk përfiton nga amnistia dhe çdo gjë tjetër është një gënjeshtër që kërkon vëmendje”, tha ai.