Në Konferencën e Konferencën e Kryetarëve, ku po shqyrtohet kërkesa e Grupit Parlamentar të PD-së për mocion me debat për çështjen “Xibraka”, Gazment Bardhi është shprehur se ka një dosje të veçuar e cila është sirtar dhe nuk është trajtuar.
Gjatë diskutimeve, Bardhi gjithashtu ka thënë se raportet ndërkombëtare flasin për një problem te shtuar te trafikut të drogës, ndaj duhet që të zhvillohet mocioni me debat në Parlament për çështjen Xibraka.
“Ju mund të jeni dakord që të mos ekzistojë opozita por se keni në dorë ju. Kërkesa për mocion me debat, është e drejtë e opozitës. Ju folët për çështje të ezauruar, por ju kujtoj se laboratori i Xibrakës nuk është çështje e ezauruar. Ka një dosje të veçuar e cila është sirtar dhe nuk është trajtuar.
Raporte ndërkombëtare flasin për një problem te shtuar te trafikut te droges. Prandaj do duhet të ketë mocion për këtë çështje. Por ju skeni interes kur flitet për grabitje prone, s’keni interes kur folët për ekonominë, s’keni interes kur folët për krimin”,-tha Bardhi.