Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mocion mosbesimi ndaj Qeverisë për të shmangur pasojat nga Perëndimi?

2023/06/08 at 6:25 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 7 min
A A
Mocion mosbesimi ndaj Qeverisë për të shmangur pasojat nga Perëndimi?

Nuk ka pasur kërkesa eksplicite ndaj partive opozitare në Kosovë nga ana e të dërguarve të posaçëm të Shteteve të Bashkuara, Gabriel Escobar, dhe të Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, thonë zyrtarët e këtyre partive.

Lajçak dhe Escobar, më 6 maj, u takuan me liderët e tri partive opozitare në Kosovë, Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Siç thonë zyrtarët e këtyre partive, në takim me diplomatët perëndimorë kanë diskutuar lidhur me krizën aktuale në veri të Kosovës dhe kërkesat e Perëndimit ndaj Qeverisë së Kosovës për të dalë nga gjendja e krijuar atje.

Njohësi i zhvillimeve politike, Arton Demhasaj nga organizata joqeveritare Lëvizja Çohu, beson se Lajçak dhe Escobar kanë diskutuar me partitë opozitare edhe për mundësitë alternative për të dalë nga situata e krijuar.

Kriza në veri, por edhe në raportet e Kosovës me partnerët perëndimorë, ka nisur si pasojë e veprimeve të autoriteteve të Kosovës, të cilët me ndihmën e policisë kanë mundësuar hyrjen në objektet komunale në Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan të kryetarëve të rinj shqiptarë, më 26 maj.

Ata janë kundërshtuar nga qytetarët serbë në komunat në veri të Kosovës, të cilët kanë bojkotuar zgjedhjet e 23 prillit për kryetarë të këtyre komunave. Kundërshtimet janë manifestuar me protesta, të cilat kanë rezultuar me përplasje të protestuesve më Policinë e Kosovës, por edhe me pjesëtarët e KFOR-it në Zveçan, më 29 maj, ku pati disa dhjetëra të lënduar nga të dyja palët.

Lajçak dhe Escobar, gjatë vizitës së fundit në Kosovë, më 5 dhe 6 qershor, kanë kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, qetësimin e situatës në veri të Kosovës, mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat e veriut, si dhe kthimin në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Të dy diplomatët perëndimorë kanë thënë se lidhur me këto kërkesa, presin një përgjigje nga kryeministri Kurti, deri ditën e premte.

Të dy emisarët kanë vizituar edhe Beogradin dhe kanë kërkuar nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, qetësimin e situatës në veri të Kosovës, si dhe që ai të ndikojë te qytetarët serbë atje për të marrë pjesë në zgjedhjet e reja lokale.

Për pasojat “është biseduar sipërfaqësisht”

Vlora Çitaku, nënkryetare e partisë më të madhe opozitare, PDK, thotë për Radion Evropa e Lirë se takimi me Lajçakun dhe Ecobarin ka qenë i rregullt. Takimi, sipas saj, ka qenë në frymën e informimit rreth zhvillimeve aktuale politike në Kosovë, si dhe “për ngritjen e alarmeve të shqetësimit për raportet e rënduara ndërmjet Kosovës dhe aleatëve të saj”.

Se a është folur lidhur me masat eventuale që BE-ja dhe SHBA-ja mund të marrin ndaj Kosovës në rast se Kurti nuk i pranon kërkesat e partnerëve perëndimorë, Çitaku nuk ka specifikuar se për çfarë masash eventuale është biseduar.

“Është folur vetëm sipërfaqësisht. Sigurisht që ne kemi kërkuar që Kosova mos të pësojë për shkak të një njeriu. Kosova është më e madhe se një individ dhe nuk i takon një njeriu dhe Kosova nuk duhet ta paguajë çmimin e sjelljes amatoreske dhe aventureske të kryeministrit Kurti”, thotë Çitaku.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, thekson se në takimin me Lajçakun dhe Escobarin është folur për shqetësimet lidhur me situatën në veri të vendit dhe për ngërçin e krijuar në raportet e Qeverisë së Kosovës me partnerët perëndimorë. Ai thotë se nuk është folur shumë për pasojat e mundshme për Kosovën në rast se kryeministri Kurti nuk pranon kërkesat e këtyre partnerëve.

“Ky ballafaqim i ndërmjetësit ndërkombëtar dhe të dërguarit amerikan është me këtë pjesë [Qeverinë e Kosovës], sepse ata janë bartësit kryesorë. Ata janë përgjegjësit kryesorë dhe në këtë rast ata do t’i bartin pasojat kryesore. Dhe, neve na gëzon fakti që nuk do të ketë pasoja kolektive”, thotë ai.

As Haziri nuk saktësoi se për çfarë pasojash eventuale mund të bëhet fjalë.

AAK: Të iniciohet mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, të mërkurën, më 7 qershor, ka shprehur mendimin para mediave se veprimet e Qeverisë së Kosovës, duhet të ndodhin brenda afatit të caktuar nga partnerët perëndimorë.

Në të kundërtën, ai tha se opozita e ka numrin e domosdoshëm për të iniciuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës.

“Mocioni është zgjidhja e duhur, është demokraci dhe kjo do të ishte e dobishme për gjithë spektrin politik, përshirë edhe për shumicën në pushtet. Votat janë. Opozita e ka numrin e nevojshëm për të iniciuar mocionin”, tha Haradinaj.

Njohësi i proceseve politike, Arton Demhasaj nga Lëvizja Çohu, thotë për Radion Evropa e Lirë se nuk përjashtohet mundësia që në takimin e Lajçakut dhe Escobarit me përfaqësuesit e partive opozitare, të jetë biseduar edhe për mundësinë e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Ai beson se një ide e tillë është në përputhje edhe me deklaratën e të dërguarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili tha më 6 qershor se nuk e mbështet një individ që “nuk ka instinkt bashkëpunimi”, duke aluduar te kryeministri Kurti.

“Mund të jetë edhe një lloj ‘kërcënimi’ ndaj Qeverisë se ‘nëse ju nuk lëvizni, atëherë ne gjejmë partnerë të tjerë dhe ecim tutje dhe nuk mbetet situata e bllokuar’. Pra, edhe inicimi i mocionit të mosbesimit nga ana e AAK-së, nuk mendoj që është kot, por thjesht mund të jetë si diçka e koordinuar me amerikanët”, shprehet Demhasaj.

Opozita, e ndarë për mocionin

Për inicimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë nevojiten votat e 40 deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Për të kaluar një mocion i tillë janë të domosdoshme së paku 61 vota të deputetëve, nga numri i përgjithshëm prej 120 deputetësh sa ka Kuvendi i Kosovës.

Aktualisht, Lëvizja Vetëvendosje në pushtet, ka 57 deputetë në Kuvend. Nga partitë opozitare, PDK-ja ka 18 deputetë, LDK-ja ka 16, ndërkaq AAK-ja ka tetë deputetë. Të tri këto parti së bashku kanë 42 deputetë, që është numër i mjaftueshëm për të iniciuar një mocion mosbesimi ndaj ekzekutivit.

Grupi Parlamentar multietnik ka tetë deputetë, ndërkaq 13 të tjerë janë pa grup parlamentar, ku bëjnë edhe nëntë deputetë të Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, thotë se ka edhe deputetë që janë pjesë e shumicës parlamentare dhe jashtë saj, që mund të votojnë mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë.

Por, nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, thotë se realisht partitë opozitare së bashku kanë rreth 40 vota dhe ato nuk duhet të përqendrohen tash në “taktizimet e vogla politike”.

Ajo thotë se kryeministri Kurti duhet të reflektojë dhe të koordinojë hapat e mëtejmë me partnerët perëndimorë.

“PDK-ja do të përdorë të gjitha instrumentet politike dhe parlamentare për t’ia pamundësuar kryeministrit [Kurti] rrënimin e së ardhmes euroatlantike të Kosovës”, thotë ajo, pa saktësuar se a do ta mbështesë PDK-ja një mocion eventual mosbesimi ndaj Qeverisë.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, thotë se situata, në rrethanat aktuale, nuk është në interes të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë.

“Pozita e opozitës është shumë e shkurtër në kërkesën që ka iniciuar ish-kryeministri Haradianj, si kryetar i AAK-së. Është një numër i caktuar i deputetëve që mund të shkaktojnë mocion, por që mocioni përfundon me debat dhe pa sukses. LDK-ja nuk është e interesuar të hyjë në një mocion pa sukses”, thekson Haziri.

A po e pret opozita momentin për mocion?

Por, Arton Demhasaj nga Lëvizja Çohu, thotë se nisma e AAK-së për një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë, megjithatë, nuk është bërë kot. Sipas tij, situata të ngjashme, kur partitë opozitare kanë deklaruar se nuk e përkrahin një mocion, kanë ndodhur edhe më parë, deri në ditën kur mocioni ka hyrë në Kuvend.

“Pra, nuk e pranojnë paraprakisht. Mbase aktualisht janë duke e shikuar situatën momentale, se deri ku mund të shkojë Qeveria dhe a po reflekton ajo ose jo ndaj kërkesave të partnerëve ndërkombëtarë. Nëse ka reflektim, atëherë edhe mund të mos ketë mocion dhe të mos mblidhen nënshkrimet formale të nevojshme. Por, në rast se Qeveria nuk reflekton dhe nuk e respekton afatin që e kanë dhënë partnerët ndërkombëtarë, atëherë mocioni e merr seriozitetin, mblidhen nënshkrimet dhe shpejt mund të shkojë edhe në Kuvend.

Emisari amerikan, Gabriel Escobar, ka deklaruar se afati për marrjen e një përgjigjeje nga kryeministri Kurti lidhur me kërkesat e partnerëve perëndimorë, nuk nënkupton ultimatum për Qeverinë e Kosovës, por është afati kur ai duhet të raportojë në Shtëpinë e Bardhë lidhur me rezultatet e vizitës në Kosovë dhe Serbi. Po të njëjtën ditë, edhe emisari evropian, Mirosllav Lajçak, do të raportojë te shefi i diplomacisë të BE-së, Josep Borrell.

Megjithatë, gjatë qëndrimit në Beograd, më 7 qershor, Escobar ka thënë se situata në veri të Kosovës duhet të shtensionohet menjëherë dhe se ai nuk do që të presë deri në muajin korrik për zgjedhje të reja.

Ai përsëriti se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është “kërkesë ligjore” për Qeverinë e Kosovës dhe se “nëse Kosova dëshiron të ecë përpara me integrimin e saj, ajo duhet ta formojë Asociacionin”.

“Pyetja është se a do të ndodhë kjo me këtë Qeveri apo me qeverinë e ardhshme”, tha Escobar.

Marrëveshjen për këtë asociacion, Kosova dhe Serbia e kanë arritur qysh në vitin 2013 në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Por, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të komunitetit ndërkombëtar për ta zbatuar atë, Kosova vazhdimisht ka refuzuar me arsyetimin se kompetencat e gjera të Asociacionit do ta kërcënonin funksionalitetin e brendshëm të shtetit./ REL





Ju sugjerojmë

EMRI/ Qëlloi policinë me armë zjarri, identifikohet autori
Kronikë

VIDEO/ Momenti i plagosjes së efektivit të “Shqiponjave” nga 42-vjeçari

22 Shtator, 2023 10:24 pm
Krisen marrëdhëniet, kryeministri i Polonisë – Zelenskit: Mos i ofendo më polakët
Bota

Krisen marrëdhëniet, kryeministri i Polonisë – Zelenskit: Mos i ofendo më polakët

22 Shtator, 2023 10:08 pm
VIDEO/ Hiqet si i verbër dhe merr Kemp, “Stop” e “kap mat” me zorrë në dorë: Po jo moj motër…
Aktualitet

VIDEO/ Hiqet si i verbër dhe merr Kemp, “Stop” e “kap mat” me zorrë në dorë: Po jo moj motër…

22 Shtator, 2023 9:26 pm
Begaj pjesë e samitit të Krerëve të Shteteve në Procesin e Brdo Brijunit
Politikë

Begaj: Prishtina të ndjekë sugjerimet e SHBA për dialogun me Serbinë, nuk kemi nevojë për vetëizolim

22 Shtator, 2023 8:59 pm
Njeriu që rimëkëmbi Italinë, kush ishte Giorgio Napolitano
Bota

Njeriu që rimëkëmbi Italinë, kush ishte Giorgio Napolitano

22 Shtator, 2023 8:51 pm
Me shpata e veshje arabe, Ronaldo e Mane shfaqen si kurrë më parë në videon e re të Al-Nassr
Sport

Me shpata e veshje arabe, Ronaldo e Mane shfaqen si kurrë më parë në videon e re të Al-Nassr

22 Shtator, 2023 8:47 pm
McGonigal pritet të pranojë fajësinë për akuzat se mori para nga ish-punonjësi i zbulimit shqiptar
Bota

McGonigal pritet të pranojë fajësinë për akuzat se mori para nga ish-punonjësi i zbulimit shqiptar

22 Shtator, 2023 8:44 pm
Netanyahu në OKB e kërcënon Iranin me sulm bërthamor, por…
Bota

Netanyahu në OKB e kërcënon Iranin me sulm bërthamor, por…

22 Shtator, 2023 8:26 pm
Ndahet nga jeta ish-presidenti italian Giorgio Napolitano
Bota

Ndahet nga jeta ish-presidenti italian Giorgio Napolitano

22 Shtator, 2023 8:15 pm
UEFA vlerëson Kombëtaren, publikon golat kuqezi të kualifikueseve
Sport

UEFA vlerëson Kombëtaren, publikon golat kuqezi të kualifikueseve

22 Shtator, 2023 8:05 pm
Para
Plotësohet Kombëtarja, stafi i Sylvinho punon me sulmin dhe mbrojtjen

Plotësohet Kombëtarja, stafi i Sylvinho punon me sulmin dhe mbrojtjen

Ambasadori amerikan në Serbi: Kemi probleme me kryeministrin Kurti

Ambasadori amerikan në Serbi: Kemi probleme me kryeministrin Kurti

“The Economist”: Rama ka ndikim qetësues në rajonin e Ballkanit Perëndimor

“The Economist”: Rama ka ndikim qetësues në rajonin e Ballkanit Perëndimor














TE FUNDIT

VIDEO/ Momenti i plagosjes së efektivit të “Shqiponjave” nga 42-vjeçari

EMRI/ Qëlloi policinë me armë zjarri, identifikohet autori
22 Shtator, 2023

Është publikuar në media videoja nga momenti i plagosjes së efektivit të “Shqiponjave” ”Edlir Alleshi, nga 42-vjeçari Klered Bozhanaj. Në...

Lexo më shumë

Krisen marrëdhëniet, kryeministri i Polonisë – Zelenskit: Mos i ofendo më polakët

Krisen marrëdhëniet, kryeministri i Polonisë – Zelenskit: Mos i ofendo më polakët
22 Shtator, 2023

Në Poloni gjuha e përdorur nga Zelensky duket se nuk është pritur edhe aq mirë dhe ka krijuar shqetësim në...

Lexo më shumë

VIDEO/ Hiqet si i verbër dhe merr Kemp, “Stop” e “kap mat” me zorrë në dorë: Po jo moj motër…

VIDEO/ Hiqet si i verbër dhe merr Kemp, “Stop” e “kap mat” me zorrë në dorë: Po jo moj motër…
22 Shtator, 2023

Emisioni “Stop” ishte në fshatin Shirgjan të Elbasanit për një denoncim, që lidhet me Jorgo (Zani) Çehu. Ai prej vitesh...

Lexo më shumë

Begaj: Prishtina të ndjekë sugjerimet e SHBA për dialogun me Serbinë, nuk kemi nevojë për vetëizolim

Begaj pjesë e samitit të Krerëve të Shteteve në Procesin e Brdo Brijunit
22 Shtator, 2023

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj nxiti zyrtarët në Kosovë që të ndjekin rekomandimet e dhëna nga Shtetet e Bashkuara për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com