12 persona janë shpëtuar nga Policia Kufitare dhe Roja Bregdetare në Vlorë, pasi mjeti lundrues pësoi defekt teksa ishte në det.
Mësohet se në mjetin lundrues ndodheshin 11 turistë nga vende të ndryshme si Polonia, Franca, Izraeli e Belgjika, dhe drejtuesi i mjetit. Ky i fundit, një 30 vjeçar nga Vlora, është gjobitur 100 mijë lekë, ndërsa nga verifikimet rezultoi se mjeti lundrues nuk ishte i pajisur me Çertifikatën e Operatorit Turistik Detar.
Pasi janë ndihmuar nga Policia, turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore/Opinion.al