-U tha në Opinion

Mjeku: Vaksina do të jetë gati në vitin 2021, po bazohemi tek modeli SARS


               Publikuar në : 23:22 - 25/02/20 |
Opi Nion

Vaksina mbrojtëse ndaj koronavirusit pritet të jetë gati në vitin 2021. Është ky lajmi që dha direkt nga Franca në studion e emisionit “Opinion”, mjeku shqiptar Erion Dobi, pranë qendrës universitare Jean Minjoz në Besançon. Dobi, i specializuar si onkolog tregoi se për krijimin e kësaj vaksinës, shkencëtarët po bazohen tek materiali gjenetik i SARS-it të vitit 2002.

“Për sa i përket vaksinës, ku bëj pjesë në grupin e punës, edhe pse nuk është fusha ime…. Një informacion gjysmë zyrtar, thotë se do të përdoren informacionet e vakinës së sarsit 2002, për arsye sepse në një analizë të fundit ka rezultuar 75 përqind ngjashmëri gjenomike mes dy viruseve.

Sipas shefit të task-forcës së institutit “Louis Pasteur” në Paris, vaksina mund të jetë disponibël ndoshta në verën e vitit 2021, me gati 58 milion euro nga shteti francez dhe mbi 10.5 milion euro nga Komisioni Evropian i Shëndetësisë.

Pavarësisht se ka laboratorë si “Sanofi” që medon se mund ta krijojë për 6 muaj, por nga ana profesionale për të qenë korrekt, specialistët e “Louis Pasteur” mendojnë që para 2021 është vështirë të kemi një vaksinë optimale”, tha Dobi.

Kujtojmë që laboratori  “Louis Pasteur” është një ndër më të njohurit në prodhimin e vaksinave sot në botë. / Opinion.al

 

Pas