Aktualitet

Mjeku Kraja: 94% e të shtruarave në spitale janë të pavaksinuar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:42 - 02/12/21 |
Opi Nion

Mjeku Dhimitër Kraja, ka folur lidhur me situatën në spitalet Covid 1 dhe Covid 3, ku ka thënë se situata mbetet e qëndrueshme, ndërsa vuri theksin në vaksinimin e popullatës.

Ai tha se rreth 94% e të shtruarve në spitale janë të pavaksinuar, madje sipas mjekut Kraja, ata kanë shmangur edhe masat parandaluese.

Prej disa javësh kemi një gjendje të qëndrueshme, si rastet që shtrohen apo rastet me komplikacione. një e dhënë e rëndësishme, rreth 94% e rasteve që shkojnë në spital janë subjekte që nuk janë vaksinuar. Kjo tregon vlerën e madhe të vaksinës për të mos u shtruar në spital.

Unë i bëj thirrje të ndalet kjo tendencë e mosvaksinimit nuk ka arsye të mosvaksinohesh. Rastet që mund të shmanget vaksinimi janë shumë speciale, që vetëm një specialist mund të ndërhyjë.

E rëndësishme edhe një gjë tjetër. Nuk mjafton vaksinimi, shumica e personave në spital tregojnë që jo vetëm nuk janë vaksinuar por kanë shmangur edhe masat parandaluese apo higjiena”- tha Kraja./Opinion.al

Pas