Ardhja e stinës së ngrohtë duket se do të ndikojë në mënyrë pozitive luftën me koronavirusin. Të paktën kështu mendojnë mjekët specialistë, nisur edhe nga përvoja të mëeparshme lidhur me sëmundjet virale.
Në studion e emisionit “Opinion”, mjekët ranë të gjithë dakord që rritja e temperaturave redukton kushtet për përhapjen e koronavirusit.
“Në përgjithësi, të dhënat dëshmojnë që me rritjen e temperaturave ulet transmetueshmëria”, tha Dr. Pëllumb Pipero.
“Atë që kemi parë me gripin është sezonal, është që vjen në të ftotë dhe kushtet epidemiologjike për transmetim janë më të larta në dimër”, tha mjeku Arian Harxhi. Ndërkohë, në mbështetje të kësaj ideje, mjeku i Spitalit Amerikan Blerim Arapi tha se në vendet e ngrohta si Afrika dhe Amerika Latine nuk ka raste të konfirmuara me koronavirus. / Opinion.al