Një 64 vjeçar kishte humbur penisin nga kanceri, por mjekët ia kanë rikeruar, duke e rikthyer në jetën normale. Operacioni është kryer me sukses në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shënuar kështu edhe rastin e parë në botë të transplantit të penisit. Operacioni ka zgjatur 15 orënë spitalin e përgjithshëm të Bostonit, shkruan AFP.
Pacienti, Thomas Manning, nga Halifax i Massachusetts, vazhdon të mbahet në spital në rast të ndonjë infeksioni, mirëpo mjekët deri tani kanë thënë se gjithçka ka shkuar ashtu siç duhej. Mjekët gjithashtu kanë treguar se penisi erdhi nga një donator i vdekur, gjaku i të cilit përputhej me pacientin.