Aktualitet

Mjekët e “Traumës” sërish në protestë: Të mos bëhet gjyq popullor


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:49 - 09/07/21 |
Opi Nion

Mjekët e Spitalit të Traumës në Tiranë kanë dalë për të dytën ditë rradhazi në protestë në mbrojtje të kolegëve të tyre të arrestuar për falsifikim tamponësh të COVID-19.

Mjekët pretendojnë se arrestimi i tyre është i paligjshëm dhe i pabazuar në prova, teksa deklaruan se drejtësia po kalon cakun e të drejtave qytetarë.

Ndër të tjera mjekët kërkuan të mos bëhet gjyq popullor, por të gjenden prova dhe më pas të mbahen në burg.
“Drejtësia po kalon cakun e të drejtave qytetare. Të mos bëhet gjyq popullor për mjekët. Të gjenden prova dhe pastaj të mbahen në burg. Nuk jemi dakord për aktin e mitmarrjes”, deklaroi mjeku Gent Stroni në emër të kolegëve të tij.

Kujtojmë si edhe dje, edhe ditën e sotme në protest kanë dal të gjithë mjekët të cilët nuk cënojnë punën dhe shërbimin në Spitalin e Traumës./Opinion.al

Pas