Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mitsotakis pozicionon Ballkanin përkrah Ukrainës

2023/08/23 at 9:57 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Mitsotakis pozicionon Ballkanin përkrah Ukrainës

Samiti duhej të trajtonte në fakt progresin në procesin e anëtarësimit në BE. Megjithatë personi kryesor në takimin e Athinës për zgjerimin e BE në Ballkanin Perëndimor ishte presidenti ukrainas Volodimir Zelenski.


Fillimisht kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis deshi t’i jepte një shtysë të re procesit të zgjerimit të BE. Ai ftoi të hënën (20.08.2023) për një darkë në Athinë krerët e qeverive të vendeve të Ballkanit për të shënuar 20 vjetorin e të ashtuquajturit “Premtimi i Selanikut”.

Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova presin prej 20 vitesh në dhomën e pritjes së BE. Në qershor 2003 BE konfirmoi, se e mbështet pa rezerva orientimin evropian të shteteve të Ballkanit Perëndimor.”E ardhmja e shteteve të Ballkanit është në Bashkimin Europian”, u tha atëherë në deklaratën përfundimtare të samitit europian pranë qytetit grek të Selanikut, nga i cili deklarata mori edhe emrin. Në gusht 2023 gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor presin ende në korridor dhe vende si Greqia përpiqen të hapin për ta derën e BE, por me sukses shumë të limituar.

Darka në Athinë duhej t`i jepte një shtysë dhe një lëvizje të re situatës së ngrirë. Por protagonisti i takimit në kryeqytetin grek nuk ishte asnjë shef ballkanik – por Volodimir Zelenski.

Presidenti i Ukrainës udhëtoi për në Athinë në fshehtësitë e zakonshme, deri në minutën e fundit ishte e paqartë nëse do të vinte dhe përse. Në fund prania e tij e la në hije atë të të ftuarve të tjerë, ndër ta edhe Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel.

Trajnim grek për pilotët ukrainas të avionëve F-16

Që nga qershori 2022 edhe Ukraina dhe republika e saj fqinje Moldavia janë zyrtarisht kandidatë për anëtarësim në BE. Edhe për to anëtarësimi në të ardhmen e afërt duket i pamundur. Por për Zelenskin duket se gjatë vizitës së tij në Athinë fokusi nuk ishte vëllazërimi me kandidatët e tjerë, por tema të tjera më akute.

Pas takimit Zelenski njoftoi se Mitsotakis i kishte ofruar të trajnonte pilotët ukrainas për avionët luftarakë F-16. Të dielën (19.08.2023) Danimarka dhe Holanda qenë zotuar t`i japin Ukrainës dhjetëra avionë luftarakë F-16 kundër invazionit rus. Avionët F-16 konsiderohen të ndërlikuar për t’u përdorur dhe trajnimi i pilotëve është i vështirë.

Forca ajrore greke përdor vetë kryesisht avionë F-16. Stërvitja e pilotëve ukrainas do të bëhet tani në Kalamata, në një kamp trajnimi me teknologji shumë moderne, që Greqia operon në bashkëpunim me Izraelin. Zelenski falënderoi Athinën për ofertën, të cilën e pranoi me kënaqësi.

Kundër “revizionizmit johistorik”

Më parë kryeministri grek Mitsotakis i garantoi atij para kamerave, se Athina qëndron me Ukrainën “pavarësisht se për çfarë ka nevojë”, duke shtuar se “ukrainasit janë një frymëzim për të gjithë qytetarët demokratë të Evropës”.

Mitsotakis u shpreh edhe kundër “revizionizmit johistorik” – ndoshta duke pasur parasysh jo vetëm Rusinë, por edhe Turqinë, me të cilën Greqia ka shpesh mosmarrëveshje për shkak të pretendimeve territoriale – duke argumentuar se Rusia “duhet të dënohet për krimet e saj nga drejtësia ndërkombëtare”. Ai vuri në pah edhe mbështetjen e deritanishme të Greqisë dhe theksoi se më shumë se gjysma e grurit të Ukrainës eksportohet me anije greke. Megjithatë për transportin e naftës ruse me cisterna greke Mitsotakis nuk tha asgjë.

„Vëllezërit” grekë në Mariupol

Ndihma ushtarake për Ukrainën nuk është shumë e mirëpritur në opinionin grek. Në fakt sipas sondazheve një shumicë e qartë është në favor të sanksioneve kundër Rusisë dhe tre të katërtat e të gjithë grekëve janë po ashtu për mbështetje financiare për Ukrainën. Megjithatë dërgesat e armëve i refuzojnë dy të tretat e të anketuarve.

Nga ana tjetër në Greqi ndihma për “vëllezërit tanë” në Odesa dhe Mariupol mbështetet nga një pjesë e madhe e popullsisë. Sipas qeverisë greke në Mariupol dhe zonën përreth para sulmit rus në Ukrainë jetonin 100.000 njerëz me origjinë greke. Qeveria e Athinës ndjen përgjegjësi për ta.

Prandaj ish-ministri i Jashtëm Nikos Dendias ofroi të shoqëronte një kolonë ndihmash për në Mariupol që në fillim të luftës në mars 2022 dhe shkoi më në fund vetë një muaj më vonë në këtë qytet.

Kur Mariupoli u bë simbol i vuajtjeve të civilëve ukrainas, Dendias kërkoi që Greqia, për shkak të “interesit të saj të veçantë për Mariupolin”, të përfshihej në një proces të ardhshëm gjyqësor për krimet ruse të luftës.

Premtim për rindërtimin e Odesës

Për shkak të pakicës në Ukrainë një pjesë e madhe e popullsisë greke mbështet edhe premtimin e Mitsotakis, se Greqia do të ndihmojë për rindërtimin e Ukrainës dhe veçanërisht të Odesës.

Fëmijët në Greqi mësojnë në shkollën fillore, se në qytetin port ukrainas u themelua organizata sekrete greke “Filiki Eteria”, e cila në 1821 nxiti kryengritjen kundër sundimit osman në Greqi – duke dhënë sinjalin fillestar për pavarësinë e shtetit në Egje.

“Deklarata e Athinës” për Ukrainën

Pas darkës liderët e vendeve të Ballkanit theksuan mbështetjen e tyre të palëkundur “për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht, bazuar në vlerat e demokracisë dhe shtetit të së drejtës kundër agresionit rus”. Përveç vendeve aspirante të BE, të pranishëm ishin edhe vendet anëtare të BE në Ballkan. Vetëm kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nuk ishte i ftuar për shkak të tensioneve aktuale mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Krerët e qeverive të Serbisë, Republikës së Moldavisë, Malit të Zi, Greqisë, Rumanisë, Kosovës, Bosnje dhe Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë, Kroacisë dhe Ukrainës nënshkruan të ashtuquajturën “Deklarata e Athinës”, sipas së cilës “krimet e luftës dhe krimet e tjera nuk duhet të mbeten pa u ndëshkuar”. Të gjithë ata që janë përgjegjës për krime si sulme ndaj civilëve, por edhe për shkatërrimin e infrastrukturës, duhet të japin llogari, kërkojnë nënshkruesit në deklaratë.

“Deklarata e Athinës” përmbante edhe disa rreshta për arsyen e hershme të takimit: se është urgjentisht e nevojshme të përshpejtohet rruga e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE. Megjithatë për një “zhvillim të ri në këtë çështje” nuk kishte asnjë shenjë./DW

 

 

 



Ju sugjerojmë

Shqiptari shpëton delen nga zjarri, fotoja mes 12 më të mirave në botë
Bota

Shqiptari shpëton delen nga zjarri, fotoja mes 12 më të mirave në botë

6 Shtator, 2025 10:01 pm
1 në 50 shqiptarë në burg, Ambasasori shqiptar takon dhe kundërshton Farage
Aktualitet

1 në 50 shqiptarë në burg, Ambasasori shqiptar takon dhe kundërshton Farage

6 Shtator, 2025 8:59 pm
Gjendet një motor i djegur, dyshohet se u përdor nga vrasësit e Kristian Kolës
Kronikë

Gjendet një motor i djegur, dyshohet se u përdor nga vrasësit e Kristian Kolës

6 Shtator, 2025 8:39 pm
SPAK kërkon që dëshmia e Nuredin Dumani të dëgjohet me dyer të mbyllura, të pandehurit kundër: S’ka asgjë për t’u fshehur 
Kronikë

Shtrohet për probleme me zemrën Nuredin Dumani

6 Shtator, 2025 8:04 pm
Vëllai i Nuredin Dumanit: Talo Çelën e kanë vrarë vëllezërit Çopja
Kronikë

Vëllai i Nuredin Dumanit: Talo Çelën e kanë vrarë vëllezërit Çopja

6 Shtator, 2025 6:41 pm
SHBA dhe BE dënojnë shpërthimin në Zubin Potok: Të identifikohen personat përgjegjës për sulmin kriminal 
Kronikë

“Më ka sulmuar”, zbardhet dëshmia e italianes që u përdhunua në Durrës

6 Shtator, 2025 4:35 pm
Vritet me armë zjarri 43-vjeçari në Tropojë, autori në kërkim 
Te Fundit

E zë poshtë porta e kompanisë, ndërron jetë roja

6 Shtator, 2025 1:45 pm
Fundi i luftës, Zelensky: Gati të dorëhiqem për paqen në Ukrainën 
Bota

Zelensky refuzon Moskën: Putin mund të vijë në Kiev

6 Shtator, 2025 11:50 am
Temperaturat arrijnë 33 gradë C, parashikimi i motit për sot në vendin tonë
Kryesore

Si do të jetë moti sot

6 Shtator, 2025 10:25 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi, 6 shtator 2025

6 Shtator, 2025 9:15 am
Para
India kërkon të bëjë histori, pritet ulja në Hënë e anijes kozmike indiane

India kërkon të bëjë histori, pritet ulja në Hënë e anijes kozmike indiane

Vritet 26-vjeçari shqiptar në Kanada,policia hap kamerat e sigurisë. Pistat ku po hetohet

Vritet 26-vjeçari shqiptar në Kanada,policia hap kamerat e sigurisë. Pistat ku po hetohet

Korçë/Tentoi të vriste me armë zjarri një 41-vjeçar, arrestohet 23-vjeçari

Korçë/Tentoi të vriste me armë zjarri një 41-vjeçar, arrestohet 23-vjeçari
















TE FUNDIT

Shqiptari shpëton delen nga zjarri, fotoja mes 12 më të mirave në botë

Shqiptari shpëton delen nga zjarri, fotoja mes 12 më të mirave në botë
6 Shtator, 2025

Një burrë shqiptar që po transporton një dele në motor për ta shpëtuar nga zjarret e furishme që përfshinë zonën...

Lexo më shumë

1 në 50 shqiptarë në burg, Ambasasori shqiptar takon dhe kundërshton Farage

1 në 50 shqiptarë në burg, Ambasasori shqiptar takon dhe kundërshton Farage
6 Shtator, 2025

Ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, Uran Ferizi, është takuar me kreun e partisë Reforma, Nigel Farage, lidhur me...

Lexo më shumë

Gjendet një motor i djegur, dyshohet se u përdor nga vrasësit e Kristian Kolës

Gjendet një motor i djegur, dyshohet se u përdor nga vrasësit e Kristian Kolës
6 Shtator, 2025

Një motor i gjetur i djegur në fshatin Vukatanë dhe që pritet t’i bëhet ekspertiza, mendohet se u përket autorëve...

Lexo më shumë

Shtrohet për probleme me zemrën Nuredin Dumani

SPAK kërkon që dëshmia e Nuredin Dumani të dëgjohet me dyer të mbyllura, të pandehurit kundër: S’ka asgjë për t’u fshehur 
6 Shtator, 2025

Është shtruar në urgjencën e QSUT-së, i penduari I drejtësisë Nuredin Dumani, i cili eshte transportuar ne masa te rrepta...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com