Aktualitet

Mitsotakis: Greqia zgjerohet në detin Jon, Dendias vizitë në Tiranë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:08 - 26/08/20 |
Opi Nion

Kryeministri i Greqisë, Kyrakos Mitsotakis ka deklaruar ditën e sotme gjatë një fjalimi në Parlament se shteti helen do të vijojë të zgjerohet deri në 12 milje edhe në detin Jon.

Parlamenti grek po ratifikon sot marrëveshjet detare me Italinë dhe Egjiptin të firmosura gjatë javëve të fundit.

Sipas “Protothema“, duke u nisur nga përplasja me Turqinë për shelfin kontinental të ishullit Kastelorizo, Mitsotakis u shpreh: “Ne po e rrisim Greqinë! Do të sigurojnë 12 milje edhe në detin Jon sipas të gjitha konventave ndërkombëtare. Asgjë s’na pengon neve që të arrijmë këtë“.

Mitsotakis u shpreh gjithashtu se në lidhje me qasjen e Greqisë është informuar edhe ministri i Jashtëm Nikos Dendias, i cili sipas tij do të zhvillojë shumë shpejt një vizitë në Tiranë për të komunikuar me autoritetet shqiptare.

Do të respektojmë konventat ndërkombëtare dhe do të aplikojm standardin e ndajres në mënyrë të barabartë të detit kur distanca mes dy shteteve është më e ulët se 24 milje“, u shpreh më tej Mitsotakis.

Greqia firmosi marrëveshjen e ndarjes së Zonave Ekskluzive Ekonomike fillimisht me Italinë gjatë kësaj vere dhe më pas me Egjiptin duke shkaktuar reagimin e ashpër të Turqisë, e cila më herët kishte firmosur një marrëveshje të ngjashme me Libinë duke ndare mes tyre një pjesë të Mesdheut.

Ndarja e Zonave Ekskluzive Ekonomike është edhe thelbi i konfliktit që ka Turqia me Greqinë, e cila sipas CNN mund të çojë vendet edhe në një luftë të armatosur.

Pas