Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Misteret e vdekjes në Spanjë/ Trupi i të riut shqiptar u kthye pa zemër, flet avokati

2023/01/10 at 9:37 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Misteret e vdekjes në Spanjë/ Trupi i të riut shqiptar u kthye pa zemër, flet avokati

Lidhur me vdekjen misterioze dhe heqjen e zemrës së të riut 31-vjeçar, Saimir Sula, i cili humbi jetën në një spital në Barcelonë, emisioni investigativ “Stop” ka siguruar një document që na tregon, se pse autoritetet spanjolle nuk kanë kthyer përgjigje për dy vjet e nuk bëjnë dhe testin e AND-së së zemrës së tij.

Zemra e Saimir Sulës është regjistruar në 22 Prill 2020 për ekzaminim, ndërkohë që i riu vdiq në 9 Maj 2020, plot 17 ditë më pas.

“Stop” kërkoi shpjegime nga drejtoresha e Marrëdhënieve Publike në Ministrinë e Drejtësisë në Madrid.

Avokati Carlo Sardinero: Kjo gjë nuk më kishte ndodhur kurrë më parë. Ky terr informativ, bën që familja të ketë dyshime të forta mbi atë që fshihet pas kësaj. Hedh hije dyshimi që mund të ketë diçka nga pas, të cilën unë nuk kam guxuar ta artikuloj sepse unë nuk mund të them se kemi të bëjmë me trafikim organesh, do të gënjeja nëse do ta thoja, por familja ka të drejtën ta mendojë si një hipotezë të mundshme. Nuk e dimë pse fshihet analiza e ADN-së, pse nuk kryhet analiza e ADN-së, është një provë e shpejtë, tejet ekonomike dhe mund të kryhet në Barcelonë.

Është thelbësore sepse mund të hapë pista të tjera hetimi. Familja është e bindur se zemra nuk është e Saimirit, mbi të gjitha edhe për arsyen se nuk është dhënë një shpjegim bindës mbi faktin pse u nda zemra nga trupi. Ky raport i autopsisë shprehet që merren mostra të mushkërisë, të mëlçisë, të organeve të caktuara ndër të cilat edhe zemra. Të gjitha organet janë me përjashtim të zemrës. Më e keqja është se pas një vdekje është dyshimi kur një familje nuk gjen arsyet e vdekjes ose kur familja nuk gjen trupin ose pjesërisht zemrën e të vëllait që kërkon t’i jepet për ta varrosur.

Është shumë e lehtë të bësh drejtësi për një familje nëpërmjet kryerjes së provave të lehta dhe të shpejta. Në këtë rast, drejtësia duket se po tejzgjatet dhe po sjell që familja përveç dhimbjes t’i hyjë dhe një kalvari të gjatë gjyqësor, një rruge të panjohur.

“Stop” ka shkuar tek Ministria e Drejtësisë në Madrid ku nëpërmjet drejtoreshës për Marrëdhëniet për Shtyp, u mësua se ka 2 vite që Ministria e Drejtësisë nuk i ka kthyer përgjigje autoriteteve shqiptare për këtë çështje. Fillimisht u tentua që përgjegjësia për këtë çështje t’i kalonte institucioneve të tjera duke hequr barrën nga Ministria e Drejtësisë.

Drejtoresha për Marrëdhëniet për Shtyp: Dalim tek çështja konkrete: Ministria e Drejtëisë në Spanjë nuk ka lidhje me gjyqtarët. Ne si institucion merremi vetëm me materialet e gjykatave. Nuk mund t’iu informojmë në lidhje me çështje të caktuara.

Gazetari: Është ish-Ministrja e Drejtësisë në Shqipëri, Etilda Gjonaj dhe është ministri që ka qenë këtu dhe pse është marrë Ministri i Drejtësisë dhe nuk janë marrë këta të tjerët?

Drejtoresha: Ish-ministri nuk është më. Së pari, nuk e di për çfarë flet videoja, nuk e kuptoj përmbajtjen. Nëse në një takim mes ministrash flitet për  tema të caktuara dhe trajtojnë çështje të caktuara. Në çdo rast, nëse në të shkuarën, 2 ministra kanë folur për 1 çështje, nuk do të thotë që tani të flasim për këtë çështje.

Është tjetër gjë kur ministrat e 2 vendeve flasin sot, por ne tani nuk jemi në gjendje të flasim me organet e shtypit për një çështje që nuk i njohim detajet e saj. Kemi e-mailet tuaja dhe do të mbetemi një kontakt. Ne nuk po ju themi në as po dhe as jo.

Por kështu emisioni “Stop” mori kontakt me Prokurorinë e Përgjithshme në Madrid dhe kabinetin e kryeministrit spanjoll për këtë rast të paprecedent, ku pas interesimit të emisionit “Stop” u premtua që shumë shpejt do të kemi një përgjigje, por se pse nuk është kthyer kjo përgjigje për më shumë se 2 vite, as këtu nuk është marrë.

“Unë nuk mund të shprehem në emër të Prokurorisë së Përgjithshme pa u konsultuar, pa pasur kohë për të shqyrtuar dokumentat. Unë mund të mbaj shënime dhe marr përsipër që të kthej përgjigje, por jo sot për sot”./Tv Klan

Ju sugjerojmë

Qeveria e Kosovës kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme: I njëanshëm!
Rajoni

Qeveria e Kosovës kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme: I njëanshëm!

15 Korrik, 2025 10:43 pm
Trump: SHBA dhe BE po bëjnë progres në marrëveshjen tregtare
Bota

Trump: SHBA dhe BE po bëjnë progres në marrëveshjen tregtare

15 Korrik, 2025 10:18 pm
BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë
Bota

BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë

15 Korrik, 2025 9:55 pm
Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë
Bota

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë

15 Korrik, 2025 9:25 pm
AMA tryezë për kushtet e punës së gazetarëve
Aktualitet

AMA tryezë për kushtet e punës së gazetarëve

15 Korrik, 2025 8:53 pm
Dhuna në Siri, trupat qeveritare hyjnë në Suweida
Bota

Dhuna në Siri, trupat qeveritare hyjnë në Suweida

15 Korrik, 2025 8:30 pm
Ukrainasit nuk u besojnë premtimeve të Putinit për investime në tokat e pushtuara
Bota

Ukrainasit nuk u besojnë premtimeve të Putinit për investime në tokat e pushtuara

15 Korrik, 2025 8:11 pm
Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë gra dhe fëmijë
Bota

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë gra dhe fëmijë

15 Korrik, 2025 7:42 pm
Nisma e re e qeverisë, asistencë falas për “e-Albania” pranë bashkive
Politikë

Nisma e re e qeverisë, asistencë falas për “e-Albania” pranë bashkive

15 Korrik, 2025 7:23 pm
Rutte: Sanksione të ashpra ndaj Kinës, Indisë dhe Brazilit nëse vazhdojnë…
Bota

Rutte: Sanksione të ashpra ndaj Kinës, Indisë dhe Brazilit nëse vazhdojnë…

15 Korrik, 2025 7:06 pm
Para
COVID-19 lë pasoja deri 200 ditë pas infektimit

COVID-19 lë pasoja deri 200 ditë pas infektimit

Kina ndalon dhënien e vizave për Japoninë dhe Korenë e Jugut

Kina ndalon dhënien e vizave për Japoninë dhe Korenë e Jugut

Rama takim me partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut: Qoftë një vit i mbarë

Rama takim me partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut: Qoftë një vit i mbarë

TE FUNDIT

Qeveria e Kosovës kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme: I njëanshëm!

Qeveria e Kosovës kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme: I njëanshëm!
15 Korrik, 2025

Qeveria në detyrë e Kosovës tha të martën se ndihet e “shqetësuar” dhe se e kundërshton aktgjykimin e Gjykatës Supreme...

Lexo më shumë

Trump: SHBA dhe BE po bëjnë progres në marrëveshjen tregtare

Trump: SHBA dhe BE po bëjnë progres në marrëveshjen tregtare
15 Korrik, 2025

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha sot se bisedimet me Bashkimin Evropian për një marrëveshje tregtare po bëjnë progres –...

Lexo më shumë

BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë

BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë
15 Korrik, 2025

Bashkimi Evropian ka dështuar ta miratojë një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë të martën, pasi Sllovakia kërkoi më shumë...

Lexo më shumë

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë
15 Korrik, 2025

Kina thuhet se është zotuar të rrisë mbështetjen e saj për Rusinë, pasi Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump kërcënoi të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com