Një 25-vjeçar është arrestuar në Mirditë, pas i ka grabitur një faturinoje xhiron ditore.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës, kur 25-vjeçari ka goditur pas koke faturinon e një autobusi të linjës Tiranë-Prishtinë.
Më pas ai i ka grabitur xhiron ditore që faturino i kishte në çantë, rreth 675 euro.
Ka qenë vetë faturino 31 vjeç, i cili ka bërë kallëzimin në polici për grabitjen dhe më pas është arrestuar autori.
“Menjëherë pas kallëzimit të një shtetasi 31 vjeç, faturino i autobusit të linjës “Tiranë-Prishtinë”, se rreth mesnatës, një shtetas e kishte goditur në kokë, për t’i marrë çantën e brezit, me para në të, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë organizuan punën për të identifikuar dhe arrestuar autorin.
Si rezultat, në kuadër të operacionit policor të koduar “Linja”, shërbimet e Policisë, të mbështetura te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar të rastit, shtetasit Emirjan Deda, 25 vjeç, banues në Laç”, njofton policia./Opinion.al