Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Miratohet kandidatura e ambasadorit të ri amerikan në Shqipëri

2024/04/16 at 9:00 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Miratohet kandidatura e ambasadorit të ri amerikan në Shqipëri

Komisioni për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit amerikan miratoi të martën kandidaturën e diplomatit David J. Kostelancik në postin e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, raporton Zëri i Amerikës.

Shtëpia e Bardhë e riemëroi zotin Kostelancik këtë vit si ambasador në Shqipëri, duke rifilluar kështu procesin për shqyrtimin e kandidaturës, pasi në përfundim të kalendarit legjislativ të vitit të kaluar, së bashku me dhjetëra emërime të tjera, ajo nuk u fut në rendin e ditës të Senatit për votim. Emërimet ishin bllokuar nga disa senatorë republikanë, një praktikë e zakonshme kjo e betejave politike në Uashington. Për emërimet që i ridërgohen Senatit, zakonisht nuk zhvillohen seanca të dyta dëgjimore.

Ende nuk dihet nëse Senati do ta marrë në shqyrtim në kalendarin e tanishëm legjislativ votimin e kandidaturës së tij dhe se kur mund të ndodhë.

Vitin e kaluar, më 30 mars, gjatë seancës dëgjimore për miratimin e kandidaturës së tij në Komisionin për Marrëdhëniet me Jashtë, zoti Kostelancik pati parashtruar përparësitë e tij si ambasador i ardhshëm në Shqipëri.

“Nëse konfirmohem në këtë detyrë do të bashkëpunoj me Shqipërinë për të forcuar institucionet demokratike dhe institucionet e drejtësisë. Presidenti Joe Biden e ka përcaktuar luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar si pjesë të strategjisë sonë kombëtare. Kjo është një sfidë kryesore për vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha zoti Kostelancik, duke theksuar se përparimi i reformës në drejtësi do të ndihmojë përparimin e Shqipërisë drejt integrimit evropian.

Zoti Kostelancik është diplomat karriere i Shërbimit të Jashtëm të Shteteve të Bashkuara dhe ka shërbyer në Shqipëri edhe më herët, në periudhën 1992-1994, si përfaqësuesi i parë për çështjet politike dhe ekonomike në ambasadën e porsahapur në Tiranë. Përpara emërimit për ambasador në Shqipëri, ai shërbente si këshilltar për politikën e jashtme i shefit të shtabit të ushtrisë amerikane, gjeneralit Mark Milley. Gjatë karrierës së tij diplomatike 30-vjeçare, zoti Kostelancik ka shërbyer ndër të tjera edhe si drejtor i zyrës për Evropën Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit. Ai ka shërbyer dy herë në ambasadën amerikane në Moskë, në misionet amerikane në OSBE dhe NATO, si dhe në Ankara të Turqisë. Me origjinë nga shteti Illinoi, zoti Kostelancik është diplomuar në Universitetin Northëestern të këtij shteti dhe flet gjuhët rusisht, hungarisht, shqip dhe turqisht./VOA

Ju sugjerojmë

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
-Jetë dhe Stil

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

8 Qershor, 2025 5:56 pm
Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare
Kronikë

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare

8 Qershor, 2025 5:27 pm
Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump
Bota

Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump

8 Qershor, 2025 5:11 pm
Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump
Bota

Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump

8 Qershor, 2025 5:06 pm
Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme
Bota

Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme

8 Qershor, 2025 4:56 pm
Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness
InstaBIZ

Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness

8 Qershor, 2025 4:53 pm
VIDEO/ Ndeshja ndaj Serbisë, çfarë ndodhi mes tifozit shqiptar dhe gazetarit serb
Sport

VIDEO/ Ndeshja ndaj Serbisë, çfarë ndodhi mes tifozit shqiptar dhe gazetarit serb

8 Qershor, 2025 4:45 pm
Para
Meta sulmoi SPAK, deputeti i PD: Sulmet tregojnë se drejtësia po depërton tek ata që janë konsideruar të paprekshëm

Meta sulmoi SPAK, deputeti i PD: Sulmet tregojnë se drejtësia po depërton tek ata që janë konsideruar të paprekshëm

Asambleja voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, Rama: Hap historik dhe i drejtë, i dha çka i takonte

Asambleja voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, Rama: Hap historik dhe i drejtë, i dha çka i takonte

“Përgatituni për ditët që do vijnë”, deputetja serbe “kërcënon” Europën: Ose ne, ose Kosova në KiE

"Përgatituni për ditët që do vijnë", deputetja serbe “kërcënon” Europën: Ose ne, ose Kosova në KiE

TE FUNDIT

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
8 Qershor, 2025

Karen Bass, kryetarja e Bashkisë së Los Angeles-it, është përballur me kritika të ashpra nga republikanët dhe Presidenti Donald Trump...

Lexo më shumë

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
8 Qershor, 2025

Trupat e Gardës Kombëtare mbërritën në Los Angeles në orët e para të mëngjesit të së dielës, pasi presidenti Donald...

Lexo më shumë

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
8 Qershor, 2025

Liqeni Natron ndodhet përgjatë Sistemit të Rifteve të Afrikës Lindore, një kufi pllakash tektonike divergjente që po e copëton Pllakën...

Lexo më shumë

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
8 Qershor, 2025

Një bel i hollë nuk shërben vetëm për të ulur rrezikun e diabetit apo sëmundjeve kardiovaskulare, por edhe për të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com